Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Shėnohet 19 vjetori i pavarėsisė

Nė Maqedoni shėnohet 19 vjetori i pavarėsimit tė vendit pas shpėrbėrjes sė ish-republikave jugosllave.

E mėrkure 8 Shtator 2010 12:01

 

Autoritetet shtetërore kanë përgatitur ceremoni zyrtare dhe aktivitete festive me rastin e shënimit të kësaj feste shtetërore, raporton agjencia Ina.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski mbrëmë organizoi një pritje solemne për krerët shtetëror, partitë politike, krerët fetarë, korin diplomatik dhe institucione tjera.

Në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm asnjë nga liderët e partive politike shqiptare, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë shqiptare në pushtet BDI, Ali Ahmeti. Nga ana tjetër, i pranishëm në këtë ngjarje ka qenë vetëm nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti dhe disa deputetë shqiptarë.

Ndërsa, për të mërkurën janë paraparë edhe aktivitete tjera lidhur me shënimin e kësaj ngjarje, që konsiderohet si një nga festat kryesore shtetërore.

Asnjë nga komunat me shumicë shqiptare nuk ka përgatitur ndonjë aktivitet apo ceremoni festive lidhur me shënimin e përvjetorit. Shpallja e pavarësisë së vendit vazhdon të jetë një çështje debati midis forcave politike maqedonase dhe shqiptare, sidomos gjatë periudhës së shënimit të këtij evenimenti historik.

Më 8 shtator të vitit 1991 në Maqedoni u mbajt referendumi i pavarësisë, me ç`rast shumica e qytetarëve u deklaruan për pavarësimin e vendit nga ish-federata jugosllave.

Shqiptarët si popull i dytë në Maqedoni bojkotuan referendumin e 8 shtatorit . Pas përfundimit të referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1991, shqiptarët më 11 dhe 12 janar të vitit 1992 organizuan referendum të veçantë për shprehjen e vullnetit përmes deklarimit gjithë popullor si dhe një kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve