Duke folur për historikun e themelimit të BKU të Kosovës drejtori i saj Sali Bashota, tha se dhjetori i vitit 1944 shënon fillet e bibliotekarisë institucionale në Kosovë. Bashota foli për vështirësitë që e kanë përcjellë funksionimin e kësaj biblioteke nga okupimi serb, duke i shkatërruar me mijëra ekzemplarë në gjuhën shqipe.
Ai theksoi se vetëm gjatë muajve mars - maj 1999 administrata e dhunshme serbe ka shkatërruar 100 mijë ekzemplarë, ndërkaq në vetëm 183 biblioteka të Kosovës ndërmjet viteve 1990 -1999 janë asgjësuar rreth 1 milionë ekzemplarë të botimeve të ndryshme. Bashota theksoi se Bibliotekë Kombëtare Universitare sot posedon rreth 2 milionë ekzemplarë.
"Historiku i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në këtë 65 vjetor, në radhë të parë, bëhet dokument i kohës për të përkujtuar datën e themelimit, periudhën e anatemimit, vitet e zhvillimit, etapën e ndërprerjes dhe së fundi epokën e ringjalljes së këtij institucioni kombëtar. Prandaj fjalët datë, periudhë, vite etapë e epokë riprodhojnë kuptimet e tyre, jo vetëm përbrenda fondit simbolizues, por edhe ekzistencial", ka theksuar Bashota.
Ai tha se që nga viti i ardhshëm biblioteka do të jetë me emër të ri - në dy institucione të ndara, si Bibliotekë Universitare dhe Bibliotekë Kombëtare.
Në emër të Kryeministrit të Kosovës, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, e vlerësoi BKU të Kosovës si monument të kulturës dhe rezistencës shqiptare.
"Ky 65 vjetor flet më mirë se çdo gjë tjetër dhe pasqyron më mirë se çdo gjë tjetër zhvillimin politik që ka pasë Kosova në të kaluarën dhe gjendjen reale të Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ky institucion flet për ngritjen që ka pasë Kosova në të kaluarën, për avancimin e për degradimin që ka pasë në të kaluarën. Është institucion që, si i tillë, është monument i shtetësisë së Kosovës", ka theksuar ministri Hoxhaj.
Një kontribut të veçantë për konsolidimin e BKU të Kosovës ka dhënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori Cristopher Dell, tha se ruajtja e historisë dhe kulturës së një shteti është shumë e rëndësishme.
Ambasadorit Dell iu nda mirënjohje për kontributin e shtetit të tij dhe për herë të parë u dhurua emblema e kësaj biblioteke, e cila iu nda pikërisht ambasadorit Dell. /rtk/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereqishtu ma mir me pas tema ma shum rreth fakultetit biblotekav e shkences ne pergjithsi , se jo veq per fe ma shum me pas rreth shkences se rinija ma shum po e deshirojn shkencen se po dojn me me arrit ms shum se veq per fe munen veq ne naj organizat fetare mund te punojn e gjith e dim sa asht papunsija ne kosov per ket duhet te ket ma shum rreth shkences ne pergjithsi , tanshi mas andej mund te vije edhe feja.