Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Shikimi i televizorit shkurton jetėn

Ēdo orė e kaluar pranė televizorit rrit rrezikun e vdekjes sė parakohshme nga sėmundjet kardiovaskulare.

E enjte 14 Janar 2010 11:10

 

A kaloni shumë kohë pranë televizorit? Më mirë mos vazhdoni me këtë, sepse çdo orë e kaluar pranë televizorit rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Deri te ky konkludim arritën shkencëtarët australian të cilët në studimin e tyre përcollën 8.800 persona të rritur. Studimi u publikua në “Circulation: Journal of the American Heart Association”.

Gjetën që çdo orë e kaluar pranë ekranit të televizorit është e lidhur me sa vijon:

11% rritje të rrezikut për çdo lloj sëmundje.
9% rritje të rrezikut të vdekjes nga kanceri.
18% rritje e rrezikut të vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Krahasimi i personave që shikojnë televizorin më pak se dy orë në ditë me personat që shikojnë televizorin më shumë se 4 orë, tregon që grupi i përmendur i fundit në krahasim me grupin e parë ka 46% më shumë rrezik nga të gjitha sëmundjet, bile 80% rrezik më të madh të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Rezultatet janë të pavarura nga shkaset tjera të këtyre sëmundjeve si duhani, tensioni i lartë, kolesteroli dhe ngjashëm.

Studimi kryesisht është fokusuar në ulje dhe shikim të televizorit, por mundet gjithashtu të jetë edhe me ulje të gjatë para kompjuterit, gjegjësisht tryezave në zyre. Që moti janë të njohura beneficionet e ushtrimeve dhe lëvizjeve dhe pas këtij studimi kjo bëhet edhe më e rëndësishme.

Me këtë rast është interesant të përmendim që gjatësia e namazit të drekës me farzin dhe sunnetet e saj, sipas numrit të rekateve është më i gjatë nga pesë namazet e përcaktuara ditore. Në kohën e saj shumica prej nesh janë aktiv para ekraneve kompjuterike, kështu që “ushtrimi” dhe pauza e namazit të drekës është e mirëseardhur.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 8 here
  • ARTA E enjte 14 Janar 2010 13:54

    Nuk e kam ditur per kete edhe perse gjithmon kam shikuar televizionin po kur mora vesh per kete gje jam habitur shum ... Une gjysmen e kohes e kam kaluar ne televizior por pas nje kohe gjysme te shkurte kam pasur probleme me koke nuk e kam ditur se e kam per shkak te televizorit por tahsme une siq e kuptova kete nuk mendo se do ta shikoj

    Reply

  • Tali E enjte 14 Janar 2010 23:13

    Nuk ashte aspak e vertete.Njerez! Mos besoni gjithckaje cfar shkuhet e thuhet neper media. Kjo e tera ashte lufte marketingu. Njeri thot, nuk ban televizori, tjetri thot duhet te merremi me sport, kurse tjetri thot Sport ist Mord Sporti ashte vdekje. Njeni thot mishi asht i mire, tjetri thot jo nuk asht i mire, njeni thot ēokollada asht e mire per zemer, tjetri jo se ti prish dhambet, dikush thot kafeja ashte e mire, tjetri jo nuk ban. Dokrra, dokrra pa lidhje krejt.Nje fjale popullore thot: Buka me kripe, kripa me karar. Gjithcka me mase te caktuar dhe ne vend te duhur.Njerez, jetoni jeten tuaj ashtu siq ju pelqen juve , une per vete nuk terhiqem nga ajo qe me pelqen por as nuk e teproj me kurgja.Ju uroj shendet pa kasavete te mediave.

    Reply

    Replike nga: dini - E shtune 23 Janar 2010 7:05
    tash ti shoki e perdore teorine e futkotizmit. krejt i ke perzi embel e njelmet bashk.kane keto dallim njera me tjetren.po vetem logjikisht mendo,ata shkencetare qe e kane zbulu qeshtjen per tv ,athua sipas teje qfar dobie kane,kujt i bajn marketing,nese thu per diq tjeter ok ka mundesi perfitimi etj por ne kete rast ja paske fut kot fare.flm per mirkuptim
  • E diel 31 Janar 2010 14:30

    po esht e vertet se un jetoj ne perendim degjoj shum lexoj shum dhe vet ekam kuptu se sporti te ndimon shum edhe kam iks raste qe i njoh njerzit qe miren me sport kush mundet mos e lini veten te semuni sa te muni meruni me spotr jo me fjal

    Reply

  • anonime E diel 31 Janar 2010 16:37

    Mendoj qe duhet te jemi te vetdishm dhe ta kontrrollojm veten ne qdo gje.Nese kalojm nje pjes te dites duke shikuar tv metvertet aty nuk ka hajr dhe ket duhet ta kuptoj qdo njeri edhe pa zbulimin e shkenctarve.

    Reply

  • ekonom_94 E hėne 15 Shkurt 2010 14:53

    Pershendetje per te gjith sa i perket temes nuk ma merr mendja se eshte e vertet se shikimi i telivizorit e shkurton jeten sepse Nje her ne librin e All-llahut eshte shkruar jetegjatsia nuk mund nje njeri ta mbyt vetveten kur te doj aii Eselamu Alejkum.

    Reply

  • viki E hėne 15 Shkurt 2010 22:42

    pse bre po rreni se kur ta kena te shkrune me dek qather dekim e mos folni sene palidhje se jeta esht e programuar gjenetikisht

    Reply

  • anonim E diel 21 Shkurt 2010 14:19

    nese mendoni se ju ka shkru dikush vdekjen perveq zotit gaboni shum,pa eshkru zoti vdekjen tende timen etj askush smundet tjeter,edhe nese dikush te vret me plumb,pa ethon zoti se ti ki me vdek prej ati plumbi ti nuk vdes.ki mu qu serish nese do zoti keshtu qe mos u friksoni nga askush po edhe mos u largoni nga caktimi i zotit,asgje nuk ndosh pa lejen e tij

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve