Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
Foto ilustruese  

Shitėsit ambulant tė librave pa vend adekuat pėr shitje

Shitėsit ambulant tė librave pėrballen me mungesėn e njė vendi adekuat pėr shitje.

E enjte 12 Janar 2012 21:30

Problemi me të cilin përballen ata rrjedh me vite të tëra. Ndërkaq, veprimtaria e tyre zhvillohet në një vend të pa përshtatshëm dhe me stenda të improvizuara që nuk i plotësojnë kushtet as minimalisht për punë. ...

Florim Beqiri është njëri nga librashitësit i cili këtë veprimtari e ushtron që dymbëdhjetë vjet.

Ai thotë se ka pasur premtime të shumta nga ana e zyrtarëve komunal, por deri më tash nuk është marrë asnjë vendim konkret për rregullimin e një vendi të përshtatshëm.

Ndërkaq, kushtet e vështira ekonomike nga ana e tyre, kanë pamundësuar ndërtimin e stendave më të përshtatshme për shitjen e librave.

“Ne nuk kemi kushte që të bëjmë financime, të marrim para në bankë dhe të hapim dyqan, por ne po shpresojmë se komuna do të na bëjë të mundur kushte më të mira, që ne ta bëjmë tregtimin e librit”, tha Beqiri.

Sipas tij, reshjet e borës ditëve të fundit, përveç që i kanë penguar në punë, iu kanë shkaktuar edhe dëme materiale në libra, të cilat janë një humbje e madhe. Madje ka nga titujt që është vështirë të zëvendësohen.

“Me titujt e dëmtuar zakonisht bëjmë përpjekje që t`i shesim me çmim shumë më të lirë, minus pesëdhjetë për qind por edhe më tepër. Ndodhë që edhe shumë libra jemi të detyruar t`i qojmë te shpija”, pohon Beqiri.

Në anën tjetër, zëdhënësi i komunës Muhamet Gashi, i tha Radio Kosovës se përgjatë sheshit “Nënë Tereza” ka shitës ambulant që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë pa leje pune. Lidhur me këtë, Gashi njoftoi se bashkëpunimi me inspektorin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që udhëheq me inspektoratet e tregut, është arritur marrëveshje që tregtarët të cilët veprojnë ilegalisht t`u konfiskohet malli dhe ndaj tyre do të ngritët padi duke përjashtuar shitësit e librave.

“Për librin do të krijohet një hapësirë dhe është duke u punuar në këtë drejtim dhe e rregullimin e sheshit “Zahir Pajaziti” do të jetë një hapësirë e veçantë ku mund të shitet libri”, tha Muhamet Gashi.

Sipas Gashit, gjatë fillimit të punimeve në sheshin “Zahir Pajaziti” librashitësit do të largohen nga aty përkohësisht deri në përfundim të tyre. Sido që të jetë, deri në zgjidhjen e këtij problemi librashitësit do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në diell, borë e shi. /rtk/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve