Më 20 shkurt 2010 mbushen plotë 19 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës dhe rënia e miteve të diktaturës 40-vjeçare në Shqipëri.
Më 20 shkurt 1991, të gjitha kanalet televizive të botës transmetuan si lajm të parë një vullkan urrejtje, që u zbraz mbi një statujë shtatë metra të lartë të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
Ndonëse, shtatorja nuk ishte veçse një tog bronxi, i vendosur në sheshin më të madh të Tiranës, përmbysja e tij dukej se ishte simboli i rrëzimit të një sistemi dogmatik të cilit i kishte ardhur koha të ikte.
Për shumë nga viktimat e komunizmit, monumenti i diktatorit ishte një fyerje, ndërsa për nostalgjikët, ai përfaqësonte shpresën e fundit për të rikthyer sistemin e vjetër. Byroja Politike dhe nomenklatura e vjetër kishte firmosur një urdhër duke autorizuar deri përdorimin e armëve në mbroje të busteve të njeriut, që për më se 40 vjet, kuadratoi vendin në një sistem të egër komunist.
Në ato ditë të ftohta shkurti, studentë të Universitetit të Tiranës (18 shkurt) hynë në një grevë urie, duke kërkuar, në kuadër të depolitizimit, heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha, nga Universiteti më i madh i vendit .
Greva nisi në mjediset e një kinoteatri në Qytetin Studenti, në periferi të Tiranës. Sipas të dhënave në sallë u ngujuan të paktën 723 studentë e pedagogë, ndërsa ishin shumë syresh që shprehën dëshirën të bashkoheshin me grevistet.
Shqipëria rrezikohej nga një lufte civile. Një shoqatë me emrin “vullnetarët e Enverit” kishte deklaruar se “Enveri duhej mbrojtur, qoftë edhe me gjak”. Në disa rrethe të jugut, nostalgjikët kishin arritur të organizonin njësi të armatosura.
20 Shkurti... dita rrëzimit të shtatores Hoxha
Më 20 shkurt, përpjekjet e pushtetit për të thyer rezistencën e studentëve kishin dështuar. Me gjithë problemet shëndetësore, grevistet ishin të vendosur të mos tërhiqeshin. Sindikata e Pavarur e Shqipërisë kishte kërcënuar me një grevë të përgjithshme, që mund të paralizonte të gjithë vendin.
Mijëra qytetarë të Tiranës dhe rretheve mbërrinin çdo ditë në Qytetin Studenti. Pakti i stabilitetit mes qeverisë dhe opozitës dukej tepër i brishtë për të përballuar një lëvizje popullore. Shumë prej politikaneve të rinj filluan të bënin lëvizje individuale, duke u rreshtuar krah të ngujuarve.
Më 20 shkurt, turma rritej minutë pas minute derisa rreth mesditës filloi të drejtohej për në qendër të kryeqytetit.
Populli i kryeqytetit theu me lehtësi barrikadat policore të vendosura në rrugën e Elbasanit, tek Liceu Artistik, si dhe gjatë bulevardit kryesor, duke iu drejtuar pas kësaj sheshit “Skënderbej”. Një numër i madh policësh, të pajisur me shkopinj gome, mburoja e skafandra dhe qen kufiri u vunë në mbrojtje të statujës prej bronzi.
Policia tentoi te reagonte, duke bërë të tërhiqeshin demonstruesit e parë, por pas tyre turma rritej gjithnjë e më shumë. Ishin këto kushte që detyruan policinë të tërhiqej duke lënë ish-udhëheqësin komunist të derdhur në bronx... të vetëm ... përballë popullit të tij!!!
Për minuta të tëra turma u përpoq të rrëzonte masivin e bronztë, derisa në ndihmë erdhi një autovinç, tip “Saurel”.
Në kujtesën historike të shqiptarëve do të mbeten të ngulitura momentet kur shtatorja e diktatorit filloi të lëkundej, derisa ra e u zhduk mes turmës për ta tërhequr paskësaj zvarrë përgjatë rrugëve të kryeqytetit.
Kur 'shtatorja' mbërriti në Qytetin Studenti, përpara kinoteatrit ku ishin ngujuar studentët, turma u ndal, si të sillte një trofe lufte...
-Të parët që e fiksuan në celuloid
Lulëzim Lika, në atë kohë fotoreporter i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ishte një nga të paktët që arriti të fiksonte këtë moment historik. Fotoja e rrëzimit të bustit u transmetua nga ATSH-ja, me diçiturën “Pamje nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës", paçka se për ironi të fatit në Agjencinë e vetme të lajmeve, punonte në një post drejtues, nusja e djalit të Enver Hoxhës.
Por do të ishte kjo foto, që do t'i ndryshonte karrierën fotoreporterit Lika, sepse të nesërmen drejtues të Reuters i kërkuan atij të punonte për agjencinë prestigjioze, me të cilën Lika punon edhe sot.
Armando Babani, fotoreporter, kujton se në ato ditë gri, e mbante aparatin gjithnjë me vete. Studentët në qytezën e tyre, ishin në kulm të protestave kundër regjimit komunist. Për fat Babani u ndodh në sheshin "Skënderbej" në momentin e duhur. Në tarracat dhe ballkonet e ndërtesave përbri bustit, kishin hipur qindra njerëz. Ishin disa syresh, që e ngjitën Babanin në një nga ballkonet e katit të dytë, ku ai do të arrinte të fiksonte momentet historike.
"Hipeni lart se është fotograf”, kujton Babani.
"Mund të kem bërë 9-10 shkrepje, e gjitha kjo ishte gati 1 sekondë e gjysmë..., se më pas bustin e mbuluan njerëzit. Unë nuk e dija çdo të ndodhte më vonë, por sot them se këto kanë qenë fotografitë e jetës sime”, thotë Babani, një nga fotoreporterët më të njohur në Shqipëri.
Fotografitë e Babanit u botuan më pas në gazetën “Republika” dhe “Rilindja Demokratike”, ndërsa fotot e ATSH-së të realizuara nga Lika, të Babanit, por edhe një fotoreporteri italian, ndodhen sot në të gjitha arkivat e medias në botë.
Fatmir Çepani, operator në Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi që hodhi në celuloid këto momente historike.
"Me kamerën në sup, ku mbaja edhe peshën e dhjetëra njerëzve që vrojtonin mbi trupin tim, arrita të xhiroja atë që po ndodhte në shesh", thotë ai.
17 minuta xhirim të Fatmir Çepanit, shprehin përjetimet e këtyre momenteve historike, ku mbretëronte kaosi, turma e revoltuar, plumba, gurë dhe forca të blinduara të policisë.
Duket se shkurti është pa asnjë kundërshti një nga muajt më të rëndësishëm të shqiptarëve. Më 20 shkurt, shqiptarët fituan lirinë, më 17 shkurt, po ashtu edhe Kosova fitoi lirinë.
Dhe liria është një nga gjërat më të çmuara që shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës dhe gjetke shqiptarët në botë kanë fituar në muajin shkurt...!!! /TRT/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 5 hereedhe skenderbeun kan me rzu vet edhe nenen tereze kur te kuptojne se kush jane ata
po valla
Hahaha qka sban vaki ..............mi rxu edhe kta komedit qka bahet.....
Me 20 shkurt u perplas per toke nje statuje me material bronxi ku ishte pas patur punu pamja fizike e Enver Hoxhes, por kjo mesele u krye nja 5 vjet pas vdekjes se tij fizike. Dhe shumkush mendoi se u shemb komunizmi dhe erdhi demokracija. Absolutisht Jo.Sepse te gjithe e dijme qe qysh nga ajo ditekane kalu 19 vjet dhe lulzojne ne poste te randesishme ne jeten politike 2 ish ministra te diktatures te kabinetit te udhehequn nga Enver Hoxha. Ato jane Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi.Dhe mbas tyre, fale organizimit te tyre te persosur, jane te rreshtuar me qindra e mijera niper e sterniper, perfshire dhe femijet e tyre dhe kane formuar nje bllok me te fuqishem sec ishte statuja e bronxteAto po punojne shkelqyer ne misionin e tyre per shkaterrimin e demokraciseBravo ju qofte!?!?!?!,