Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

Shpėrthimet diellore – Ndikimi i stuhive diellore nė Tokė

Metereologėt paralajmėrojnė nga njė shpėrthim jashtėzakonisht i fortė diellor. Prej tij mund tė prishen satelitėt dhe furnizuesit e rrymės. Pėrse stuhitė diellore kanė ndikim kaq tė madh nė Tokė?

E mėrkure 1 Shkurt 2012 22:14

Ditët e ardhshme pronarëve të pajisjeve të navigacionit dhe radiove, që drejtohen me satelit, do t'i shkaktohen ndërhyrje, tha instituti meteorologjik NOAA i SHBA-së. Të dielën (22.01.2012) ky institut vëzhgoi një shpërthim shumë të fortë diellor. Ishte stuhia me e fortë diellore që prej vitit 2005, deklaruan shkencëtarët e shtetit federal Colorado. Këtu bëhet fjalë për një ashtuquajtur "nxjerrje masive koronale," shpjegon Dr. Klaus Bërger i shërbimit gjeoinformatik të Bundeswehr-it: "Këto janë konkretisht elektrone dhe protonet. Momentalisht një re e tillë lëviz prej diellit në drejtim të tokës. Kjo mund të shkaktojë dëmtime. Nuk mund të parashikohet, nëse reja e godet tokën, apo vetëm e prek dhe kalon tangent."

Sistemet e navigacionit GPS shumë të ndjeshëm ndaj aktivitetit diellor

Dielli ka një diametër 800.000 kilometrash. Brenda tij ka temperatura prej disa milionë gradë celsius. Kjo nxehtësi krijohet nga fuzionet bërthamore, gjatë të cilave çdo sekondë miliona tonë hidrogjen kthehen në helium. Këto reaksione bërthamore çojnë në shpërthimet e dukshme.

Shpërthimet diellore paraqesin rrezik për infrastrukturën qendrore, sepse ajo është e varur gjithnjë e më shumë nga satelitët dhe këto janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të fushave rrethuese elektromagnetike. Logjistika detare dhe ajrore nuk mund të mendohet sistemet e navigacionit GPS. Por ato janë shumë të ndjeshëm ndaj aktivitetit diellor. Sepse satelitët dërgojnë sinjale në tokë nga lartësi prej rreth 20.000 kilometrash. Në një lartësi midis 1000 dhe 50 kilometër këto sinjale kalojnë nëpër jonosferë, shpjegon gjeodeti Klaus Bërger: "Jonosfera shërben për shpërndarjen e sinjaleve GPS për një refraksion jonosferik. Kjo do të thotë se influencohet drejtimi, sidomos shpejtësia e sinjalit."

Nga kohëzgjatja e sinjalit e shumëfishuar me shpejtësinë e dritës marrësi llogarit distancën nga sateliti, të ashtuquajturën pseudodistancë, shpjegon Bërger: "Por në qoftë se këto distanca janë të gabuara, atëherë edhe pozicioni është i gabuar. Kjo në varësi të përmbajtjes së elektroneve së jonosferës mund të ketë devijime dramatike, deri në ndërprerjen e GPS."

Ndikimi i fushave elektromagnetike

Por edhe teknika shumë më e thjeshtë elektrike është e ndikueshme nga rrezatimi diellor. Kjo është vënë re që në vitin 1973, shumë kohë para erës së internetit dhe navigacionit satelitor. Në atë kohë një shpërthim diellor pati shkaktuar ndërprerjen e energjisë në provincën kanadeze Québec, gjashtë milionë njerëz mbetën në errësisë. Deformimi i fushës magnetike të tokës nga grimcat e ngarkuara, që hynin, kishte çuar në në sistemet e shpërndarjes së energjisë. "Ne kemi të bëjmë me një rrymë elektrike. Këto rryma krijojnë fusha magnetike. Në qoftë se këto fusha magnetike korrespondojnë me fushat magnetike dhe rrymat në tokë, atëherë kemi interaksione. Operatorët e rrymës, që rregullojnë rrjetet, konstatojnë atëherë rryma, të krijuara nga fushat e jashtme manjetike dhe kjo çon në ndërprerje."

Kjo mund të bëjë, që të krijohen rryma shumë të larta në linjat e transmetimit e të veprojnë vetë si antena gjigante. Ndodh që prej kësaj digjen biles edhe transformatorët në nënstacione.

Stuhia më e fortë dielloere e dokumentuar historikisht ka ndodhur në vitin 1859. Sot ekspertët porosisin, që një "supererupcion" i tillë në pjesë të mëdha të tokës mund të paralizojë brenda pak minutave infrastrukturën në pjesë të mëdha të tokës./dw/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve