Sipas kësaj partie nëse një veprim i tillë do të ndodhë, atëherë bien të gjitha shanset për gjetjen e një kompromisi.
Siç raporton Gazeta Start, kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se duhen tre muaj të paktën për të zbrazur kutitë e materialeve zgjedhore, duke seleksionuar ato materiale që janë të vlefshme. E pas kësaj, ai sqaron se duhet të përgatitet fondi për materialet e reja.
“Janë 10 mijë kuti, dhe nga praktika e KQZ, që e ka bërë këtë procedurë edhe më parë, do 2-3 muaj kohë, që të hapen kutitë dhe të seleksionohet materiali. Dhe përsëri praktika ka treguar se duhen rreth një muaj e gjysmë kohë për t’i rimbushur kutitë për t’i bërë gati për zgjedhje. Pra e gjithë kjo procedure, është një procedure që kërkon, me siguri, 5-6 muaj. Jemi në kufijtë e të mundshmes për organizimin e zgjedhjeve. Puna e KQZ është e tillë që nuk ka kohë për të korrigjuar gabime. Në rast se bëhet një gabim, dështojnë zgjedhjet”, thotë Ristani.
Ai ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji, institucioni i zgjedhjeve duhet të marrë një vendim për kutitë.
Teksa nuk shihet ndonjë shenjë për zgjidhjen e ngërçit politikë, KQZ-ja ka rënë në “hall” se si duhet të veprojë me to, duke marrë parasysh se ligji i jep të drejtë këtij institucioni të boshatis kutitë.
Nga ana tjetër, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, thotë se shpallja e datës së zgjedhjeve bëhet në një situatë shumë të vështirë politike kur akoma nuk është zgjidhur problemi se çfarë do bëhet me kutitë që mbajnë fletët e votimit.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull