Kjo sepse vendi ynë nuk nxjerr me përkthyes te osmanishtes. Sipas studiuesve, kjo bën qe edhe pjese te rëndësishme te historisë tone te mbeten ne harrese. Si pasoje, dokumente te shumta qe ndodhen ne arkivin e shtetit, ne gjuhen e vjetër turke, e njohur ndryshe si osmanishte shume shpejt do te “varrosen” ne arkivat e shtetit. Përkthimi i tyre po kthehet prej kohesh ne Shqipëri ne problem, pasi brezat e vjetër te këtyre specialisteve nuk po zëvendësohen më me te rinj. Ermal Nurja, nder te paktet te një brezi te ri, specialist i Arkivit te Shtetit, shprehet se numri i dokumenteve te tilla qe ndodhen ne këtë institucion, numëron gati 1 milion flete arkivi. Nga ana tjetër, historiani dhe osmanologu Ferid Duka, shprehet se ne fillim te viteve ’90 pati një fluks te interesuarish për përkthimin e tapive qe mbanin ne shtëpi, kryesisht për çështje pronash. Por vitet e fundit, sipas Dukes, ky interes ka rene, pasi me shume se sa një zanat i momentit, specialisti i osmanishtes duhet te investoje ne studime te mirëfillta historike. Edhe pse për shkak te historisë te lidhur ngushte me Perandorinë Osmane, ne Shqipëri ka mjaft dokumente ne këtë gjuhe, por zhdukja e te tille specialisteve nuk ndodh vetëm me osmanishten. Sipas historianeve, ne sfera te tilla, shteti dhe Ministria e Arsimit duhet te përdorë stimuj dhe kurse speciale, sidomos kur flitet për një periudhe historike te ngjeshur me ngjarje./vizion+/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereOsmanjishtja po mesohet me te madhe nga historianet Serb ,