Për t’i dhënë agjendës së qëndrimit dy ditorë në Shqipëri një karakter jo vetëm kortezie, por dhe pune, dr. Milosavljevic zhvilloi në fundjavë vizita e biseda të drejtpërdrejta me drejtues dhe ekipe mjekësore në dy qendrat më të mëdha spitalore, në Tiranë dhe në Durrës, si dhe Institutin e Shëndetit Publik. Ministri serb e përshkroi qëndrimin e tij në Shqipëri si një fillim të bashkëpunimit konkret mes institucioneve dhe spitaleve, pasi “as shëndeti dhe as sëmundjet nuk njohin kufij”.
Ndërkohë që për homologun e tij shqiptar, Petrit Vasili, bashkëpunimi në nivel specialistësh e bën marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar pak kohë më parë në Beograd “që të funksionojë konkretisht”. Zëvendësministri i shëndetësisë së Shqipërisë, Albert Gajo, shikon mjaft hapësira që kooperimi të intensifikohet më tej.
“Nisur kjo dhe nga fakti se Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e një territori, pjesë e një territori, në të cilin bashkëpunimi rajonal është një nga kushtet kryesore të integrimit evropian dhe ka një vullnet qoftë të qeverisë serbe qoftë të qeverisë shqiptare për bashkëpunimin dhe thellimin e këtyre reformave”, tha Gajo.
Shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave, si dhe arsimimi dhe trajnimit i personelit, janë disa nga aspektet ku do të aplikohen fillimisht projektet e përbashkëta për të dy vendet ballkanike në fushën e shëndetit. /DW/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull