“Përgjithësisht pozitive janë vlerësimet e misioneve të ekspertëve dhe me të dhënat e deritanishme nga të dy vendet mund të themi se është bërë progres i mirë që prej muajit maj. Të dy vendet janë pranë plotësimit të kritereve”, deklaron përfaqësuesja e KE-së, Heike Buss, njofton Top Channel.
Nga 3 kriteret e mbetura për Shqipërinë, misionet e ekspertëve, që vizituan vendin nga data 12 deri në 15 korrik, vlerësojnë se më shumë përpjekje nevojiten ende në zbatimin e kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kapacitetet administrative janë forcuar në këtë drejtim falë trajnimeve si dhe njihet progres për sa i takon kriterit të konfiskimit të aseteve kriminale. Strategjia dhe plani i aksionit për integrimin e të riatdhesuarve siguron deri në 2015, siç u shpreh zyrtarja e Komisionit, strehimin, edukimin dhe punësimin e personave që i kthehen Shqipërisë. Raporti përfundimtar paraqitet në mes të shtatorit.
Raportuesja Tanja Fajon kërkoi që vendimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën të trajtohet si çështje urgjente, sikundër u premtua një vit më parë nga Brukseli e siç ndodhi dhe për tre vendet e tjera përfituese të rajonit, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Dy grupet kryesore politike të legjislativit europian u shprehen se do të votojnë pro në seancën plenare të tetorit, në rast se Komisioni shprehet edhe pas dy javësh, në raportin përfundimtar me shkrim, se të dy vendet i kanë përmbushur kriteret.
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull