Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Shqiptarėt shuan zjarrin nė kishėn nė Tetovė

Banorėt shqiptarė kanė shuar flakėt e zjarrit qė kishte pėrfshirė mbrėmė manastirin "Shėn Gjergji" nė Reēicė tė Vogėl tė Tetovės, informon agjencia e lajmeve INA.

E mėrkure 1 Shkurt 2012 11:48

 

Kjo është konfirmuar edhe nga SPB në Tetovë, e cila ka theksuar se të parët që kanë dalur në terren për të fikur zjarrin kanë qenë banorët përreth të këtij fshati të banuar me shqiptarë.

Gjithashtu banorët me urgjencë kanë lajmëruar edhe ekipet e zjarrëfikësve të cilët kanë dalur në terren, por banorët kishin arritur që të lokalizojnë zjarrin dhe të evitojnë dëmet më të mëdha.

Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se janë ndërmarrë masat për gjetjen e autorëve dhe se ata nuk janë të njohur për organet e rendit. Personat që i kanë vënë flakën kishës kishin grumbulluar lëndë djegëse dhe drunj në pjesën e brendshme të kishës përmes një dritare.

Nga flakët janë dëmtuar muret e brendshme, korniza e dritareve, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe hyrjen e kishës. Manastiri "Shën Gjergji" gjatë periudhës së konfliktit të vitit 2001 plotësisht ishte djegur, por në fund të vitit 2010 kishte filluar rindërtimi i tij dhe se banorët nuk kishin rezistuar në rikthimin në gjendje normale të këtij tempulli fetar. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • E enjte 2 Shkurt 2012 0:06

    po kish e shiptarve ka qen ajo be nuk e di pse e kan rrujt deri tani

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve