Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Shqiptarėt tė diskriminuar nga investimet komunale nė Kumanovė


E mėrkure 8 Shkurt 2012 10:27

 

Në rast se do të vazhdojë zhvillimi i pabarabartë i qytetit të Kumanovës, atëherë shqiptarët do të kërkojnë ndarjen e tij në dy komuna.

Kjo kërkesë është bërë nga këshilltari i PDSH-së, Halil Kurtishi, i cili akuzoi autoritetet komunale për zhvillim të pabarabartë dhe investime vetëm në zonën maqedonaser të qytetit.

Kurtishi ka shprehur këto shqetësime pranë Këshillit komunal, duke bojkotuar punimet e Komisionit për urbanizëm dhe komisioneve tjera.

“Jemi tejmase të pakënaqur me politikat diskriminuese që po udhëhiqen nga komuna e Kumanovës. Kemi investime vetëm në pjesën lindore të qytetit dhe që udhëhiqen nga komuna, dhe se totalisht po anashkalohet pjesa perëndimore e komunës e banuar kryesisht nga shqiptarët. Unë nuk jam kundër që të investohet në zonat ku jetojnë maqedonasit, por kërkoj ndarje proporcionale të investimeve”, theksoi Halil Kurtishi.

Sipas tij, në rast se kryetari i komunës përfaqëson tërë qytetin, atëherë ai duhet që në mënyrë proporcionale të shpërndajë mjetet e investimeve.

Ai kërkoi që të ndërtohet menjëherë Parku i vjetër i Qytetit dhe shtrati i lumit dhe të vazhdohet bulevardi i qytetit.

“Në rast se nuk do të ndryshojnë punët, atëherë do të kërkojmë si parti që qyteti të ndahet në komuna, ashtu sikur qyteti i Shkupit”, theksoi kryetari i degës së PDSH-së, Halil Kurtishi. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Anonimi E mėrkure 8 Shkurt 2012 15:06

    Bravo Halil Kurtishit. DIkush duhet te ngreje zerin ndaj kesaj padrejtsie te madhe qe po behet me vite ne qytetin e Kumanoves.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve