Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Shtėpia e shndėrruar nė bibliotekė

Profesor Shahini qė ka pasion grumbullimin e dijes dhe qė vė nė pah edhe cmendurinė tjetėr tė tij, atė tė fotografisė, vazhdon nė grumbullimin e gazetave dhe tė revistave.

E enjte 9 Shkurt 2012 12:27

Revistat e ndryshme shqiptare të botuara në vite te ndryshme duke përfshirë “Zëri”, “Fjala”, “Jeta e Re”, “Përparimi”, “Jehona”, ..., të zverdhura nga koha kanë zënë vend nëpër qoshet e shtëpisë së profesorit Rexhep Shahini, të cilat tashmë kanë zënë vend edhe në një kënd të dhomës së gjumit.

Edhe gazetat ditore duke nisë prej “Rilindja”, e këndej janë sistemuar me muaj e me vite dhe janë vendosë kujdesshëm në shtëpi. Pjesa dërmuese e tyre tashmë edhe janë të lidhura në formë të librit e për pjesën tjetër 78 vjecari Shahini thotë se do ti sistemojë me kohë.

Një dhomë që ai e quan zyre, dhomën e gjumit dhe koridorin e shtëpisë që i ka shndërruar në rafte të revistave, gazetave e librave posedojnë dokumente të vjetra deri në 50 vjet.

E ndarë në katër cikle pasuria e tij e quajtur si regji private si në: 40 mijë njësi të trashëgimisë dokumentare, 67 mijë ekzemplarë të gazetave, 50 mijë ekzemplarë të revistave dhe një mijë e 200 tituj të librave edukativ është pasuria e profesorit Shahini që sipas tij, nëse do të vlerësohej në njësi monetare kjo pasuri do të kapte shifrën e rreth 700 mijë eurove, kurse nëse do të peshohej pesha e tërë kësaj biblioteke do të arrinte në 12 ton.

Këtë mani të tij rreth revistave dhe gjithcka tjetër që ka të bëjë me dijen profesor Shahini nuk dëshiron ta mbajë për vete, ai që sa vite përpiqet që këtë fond të tij ta ekspozojë në arkiv komunal ose shtetërorë, duke mos i përjashtuar as bibilotekat, në mënyrë që të kenë qasje edhe të tjerët në këto materiale, por, sipas tij, deri më tashti qëllimi i tij nuk është realizuar.

Duke aplikuar me kërkesë ofertë, Shahini për këtë cështje i është drejtuar Komunës së Prishtinës, Arkivit Komunal, atij shtetëror, Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës, Institutit Albanalogjik, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit duke kërkuar sigurim të hapësirës për vendosjen e këtij kapitali kulturor- dokumentar, mundësimi i publikimit të këtij materiali dokumentarë gjithëshqiptarë me digjitalizim, si dhe udhëheqja e këtij asociacioni nga vet profesori deri në aftësimin e një ekipi profesionist.

Këtë kërkesë Shahini ka filluar ta dërgoj nëpër institucionet e lartpërmendura nga viti në vit, edhe pse, sipas përgjigjeve zyrtare që i argumentonte me faksimil disponimi ekziston, por ka pengesa teknike, dhe si pasojë ky material, që sipas tij vlerësohet të jetë një thesar vazhdon të qëndroj në shtëpinë e tij të shndërruar në arkiv privat në lagjen Tophane të Prishtinës.

Profesor Shahini që ka pasion grumbullimin e dijes dhe që vë në pah edhe cmendurinë tjetër të tij, atë të fotografisë, vazhdon në grumbullimin e gazetave dhe të revistave.

Tashmë për të kanë kuptuar edhe botuesit e gazetave, të cilit, për cdo ditë ia dhurojnë nga një ekzemplarë. Mirëpo, dëshira e tij që të fal këtë pasuri dhe jo të përfitoj vazhdon të mbetet ëndërr e parealizuar. “Pa e njohur të kaluarën, pa e njohur të sotmen nuk ka të ardhme të ndritur”, ka thënë ai duke specifikuar se trashëgimia dokumentare është memorie e kohës dhe bazë për të shkruar historinë.

Se i ka shërbyer edhe të tjerëve pavaraisht se këto dokumente gjinden në shtëpi private e jo në ndonjë institucion shtetëror, ai kujton se nga puna e tij është shërbyer edhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Sterjo Spasse. Këtë fakt e argumenton profesor Shahini nga korrospondenca e shkrimtarit më të birin. Mirëpo, jo vetëm Spasse është shërbyer nga materialet e profesorit për të cilat është ndihmuar edhe nga familjarët.

Ai kthehet nëpër kohë dhe kujton se si është ndihmuar nga ai edhe Sabri Godo, Nexhip Alpani e Arbën Xhaferi. “Me një fjalë puna ime ka kapërcyer edhe trojet”, ka thënë ai, i cili shpesh herë ngurronte të fliste për këtë kontribut të tij, duke dashur të ngelej modest.

“Materiali im pos që ka shërbyer për intelektualët ka shërbyer edhe për qytetarë të thjeshtë. Në kohën e regjimit të Milloshevicit, shumë të rinjë u patën përndjekur. Por atyre në shtetet ku edhe janë strehuar i është dashtë një dokument i publikuar se kanë qenë të përndjekur nga policia serbe. Ato dokumente i kanë gjetur te unë”, rrëfen Shahini.

I zhgënjyer nga disa zyrtarë që mund të ja marrin vetëm një pjesë të materialit por jo në tërësi Shahini e sheh si një punë të ndarë në dysh “Ose e jap të tërën ose asnjë pjesë”, ka thënë ai.

Deri në pritje të gjetjes së lokacionit institucional, ai nuk është që nuk ka gjetur asnjë mbështetje. Misioni CHwB për Kosovë, atij tashmë zyrtarisht i ka dhënë mbështetjen për përkrahjen e projekt propozimit të Shahinit për digjitalizimin e materialit.

CHwB ka ofruar në dispozicion një hapësirë pune me 30 m2 me të gjitha pajisjet teknike dhe do të jenë në shërbim të profesorit 180 ditë që nga dita e fillimit të punës.

“Mirëpo jam i zhgënjyer, unë po e fali të tjerët nuk po e marrin”, ka thënë ai.

Por projekti i profesorit Shahini nuk është cështje e mbyllur për Komunën e Prishtinës. Vlora Dumoshi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte në kuadër të kësaj komune ka bërë të ditur për “Zëri”, se projekti i profesor Shahinit është pranuar në komunë dhe si i tillë mbetet në shqyrtim e sipër.

“Fillimisht jemi duke u marrë me arkivimin e materilave të institucioneve komunale e më pas do të shqyrtojmë edhe kërkesat e tjera. Mirëpo, njëherë për njëherë jemi duke punuar në aspektin teknik të Arkivit Komunal, konkretisht raftet, që jemi duke i bërë në një sistem shumë praktik. Pa kryerjen e sistemit të arkivit komunal nuk mund të dalim në ato individuale. Ne kemi edhe kërkesa të tjera”, ka thënë Dumoshi e cila ka kujtuar se arkivi është pasuri shtetërore dhe komunale./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve