Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Shtėpitė e tė pėrgėzuarve me Xhennet

Ky libėr ka pėr qėllim tė trajtojė jetėn e disa burrave tė atij brezi tė artė, gjegjėsisht jetėn dhe veprėn e dhjetė sahabėve tė pėrgėzuar me Xhennet.

E diel 4 Prill 2010 13:51

 

Feja që ka nxjerrë figura dhe liderë më të shumtë dhe më madhështorë në historinë njerëzore, është Islami. Ummeti islam është një nga ummetet më të pasur për sa i përket modeleve të mirë që duhet ndjekur njerëzit si shembull në jetën e tyre.

Por, fatkeqësisht, është për të ardhur keq që, përkundër një fakti të tillë, edhe muslimanët vazhdojnë të importojnë ide dhe vlera të huaja, vazhdojnë të ndjekin shembuj të huaj në rregullimin e jetës së tyre.

Ndërsa, ajo që kërkohet prej nesh është që, vlerat e mirëfillta t’i kërkojmë në jetëshkrimet e gjeneratës më të mirë, siç e përshkroi Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë.”

Dhe ky libër ka këtë qëllim: të trajtojë jetën e disa burrave të atij brezi të artë, gjegjësisht jetën dhe veprën e dhjetë sahabëve të përgëzuar me Xhennet.

Libri në fjalë nuk është thjesht një jetë përshkrim i këtyre figurave, por më tepër një qasje ndaj sjelljes së tyre në familje, mënyrës se si ata kanë bashkëjetuar me anëtarët tjerë dhe si u janë përgjigjur sfidave të ndryshme me të cilat janë ballafaquar. Këta janë ata njerëz të mëdhenj që përmendi Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadith: Ebu Bekri, Umer ibnul Hattabi, Uthman ibnu Affani, Ali ibnu Ebi Talibi, Ebu Ubejde ibnu Amir ibnu Xherrahu, Abdurrahman ibnu Aufi, Sad ibnu Ebi Vekkasi, Zubejr ibnu Avami, Talha ibnu Ubejdilahu dhe Seid ibnu Zejdi.

Gjithashtu, në faqet e këtij libri, autori u ka bërë një vështrim edhe disa personaliteteve tjera dhe familjeve që po ashtu Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte përgëzuar me Xhennet, si Xhafer ibn Ebi Talibi dhe Bilal ibnu Rebahu, Hasani dhe Husejni, Ummu Sulejmi, Ebu Dahdah, Vereka ibn Neufel, Ukashe ibn Muhsin, familja e Jasirit... si dhe shumë të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe një beduin, i cili edhe pse nuk kishte falur asnjë rekat namaz, po ashtu u përgëzua me Xhennet!

Shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ndërtuan një metodologji të pasur jetese dhe veprimi për brezat që erdhën më vonë, rrjedhimisht edhe për gjeneratat e muslimanëve që frymojnë sot. Vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i përshkruan ata me fjalët: “Shokët e mi janë si yjet në qiell. Me cilindo që të orientoheni, do të udhëzoheni.”

E lusim Zotin Fuqiplotë që të na bëjë të ndjekim udhën e të përgëzuarve me Xhennet dhe të mbeten ata shembulli më i mirë që duhet pasuar.

 

Të dhëna mbi librin:


Titulli: Të përgëzuarit me Xhennet

Autor: Xhasim Mutava

Përkthyes: Elmaz Fida

Numri faqeve: 254

Formati: A5

Viti i botimit: 2010

Botues: Shtëpia Botuese "Furkan ISM", Shkup




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 3 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve