Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Tuneli Kohor

artikuj
 

Shtetet luftarake

Palestina u hap si njė vend pėr shpėrnguljen e Hebrenjve nė bazė tė mandatit tė cilėn Lidhja e Popujve ia kishte lėnė nė duar Britanisė.

E enjte 1 Korrik 2010 14:53

 

Prej shekullit XVII e deri në shekullin XIX në Afrikën perëndimore u paraqitën një varg lëvizjesh xhihadiste, të cilat sollën deri tek formimi i disa shteteve islame duke bërë transformimin e pranimit të Islamit në regjion. Shumica e këtyre lëvizjeve i kyçnin pranë vetes kryengritësit e fiseve nomade për ti kundërshtuar sundimtarët nominal mysliman të cilët iu përmbaheshin koncepteve tradicionale afrikane si një dhuratë mbretërore nga Zoti për të udhëhequr me vendin, duke i përzier ritualet burimore pagane me ato të realizuara nga islami. Udhëheqësit e këtyre lëvizjeve thjeshtë i takonin shtresës së ulemave të arsimuar: dijetarë, mësues dhe nxënës të cilët nëpër vendet e tyre kishin mësuar nga prijësit e tyre sufinj, apo ato ide të tyre reformiste i kishin pranuar në Mekë dhe Medine. Ithtarët e tyre ishin blegtorët Fulan, që kishin filluar lëvizjet e tyre në drejtim të jugut në kërkim të vendeve të reja për kullosje, nga se ishin të hidhëruar dhe të zemëruar nga tatimet që ju impononte mbretëria e Hausëve. Ndërkaq këtyre iu bashkëngjiteshin edhe fshatarët e pa kënaqur, robërit e ikur si dhe shtresa tjera njerëzore ndaj të cilëve ushtrohej pa drejtësia. Ibrahim Musa (Karamako Alfa vdes me 1751), një dijetar nga Fulani udhëhiqte luftën kundër sunduesve lokal e cila rezultoi me krijimin e shtetit Futa Jalon në rrafshnaltat e Senegambisë. Lëvizja xhihadiste (që pasuesit e Ibrahim Musait robërit e tyre i shfrytëzonin për punë dhe eksport nëpër plantacionet e veta) u zgjerua deri te Fura Toroa në luginën e Senegalt. Aty dijetarët formuan shtetin e pavarur islam, para se të shkrihen me elitën lokale dhe para pushtimit francez. Personi më i njohur i kësaj lëvizje xhihadiste të Afrikës perëndimore ishte Osman (Utman) Dan Fodio (1754-1817), një dijetar fetar që vinte nga një familje e njohur e dijetarëve nga Hausi i pavarur i mbretërisë Gobir. Pasi e sulmuan mbretin për shkak të përzierjes së praktikave islame me ato pagane, Dan Fobio pasoi skenarin klasik Muhamedan të bërjes së hixhretit jashtë kufijve Mbretëror, para se të fillonte luftën kundër Mbretit dhe udhëheqësve tjerë nga Hausi, në emër të islamit. Predikimet e tij bartnin mesazhe të fuqishme për barazi dhe drejtësi në shoqëri në mënyrë klasike si Muhamedi a. s. duke i përzier sulmet teologjike ndaj idhujtarisë, ndaj gjykimeve të pa ligjshme për tatime, ndaj marrjes së pasurisë, ndaj marrjes me dhunë në ushtri dhe robërimin e myslimanëve. Deri në vitin 1808, kjo lëvizje rrëzoi nga pushteti shumicën e Mbretërisë Hause; ndërsa në dy dekadat e ardhshme ajo i zgjeroi territoret e saja deri tek Nigeria veriore e sotshme dhe Kameruni verior. Në vitin 1817 Dan fobio u tërhoq, dhe filloi të lexoi, shkruaj dhe meditoj, duke ia lëshuar Mbretërinë djalit të vetë Muhamed Bellou-t, i cili u bë sulltan i Sokotës, emiratit më të fuqishëm mysliman në krahinën e cila më pas u bë kolonia britanike Nigeria.

* * *

Bota myslimane nën dominimin kolonial rreth viteve 1920

Disfata e Perandorisë Osmane ne Luftën e Pare Botërore shumicën e shoqërisë myslimane e solli ne mënyrë direkte apo indirekte nën pushtimin kolonial. Deri ne vitin 1920, të vetmet shtete të pavarura ishin: Turqia (e rigjallëruar nën Qemajl Ataturkun), Persia, ku dinastia e Kaxharëve u zëvendësua me ata të Pahlevive, Afganistani nën regjimin modernist të mbretit Emanullah (1919-1929), Jemeni Verior ku imami i Zejdive Jahjaja pas disfatës së Osmanlinjve kishte arrit kontrollimin mbi ato pjesë, Arabia qendrore (Nexhdi) dhe Hixhazi, vendet e shenjta myslimane me qytetet Meka dhe Medina, të cilat ende ishin nën kontrollin e Hashemive. Pjesa tjetër e darrull-islamit ishte ose direkt nën kontrollin kolonial ose në ndonjë mënyrë nën “mbrojtjen” ndërkombëtare të pranuar nga Evropa. U vendosën dy principe të cilat ato koloni apo gjysmë koloni të mëhershme t’i fusin në sistemin ndërkombëtar: Me kufijtë e përhershëm (thjeshtë që të ketë paq në mesin e shteteve Evropiane) dhe, në rastin e sheikateve të lidhura me marrëveshje Britanike, ngrirjen e dinastive në mënyrë që të ruhet vazhdimësia e pushtetit (madje jo gjithsesi me sistemin e paralindjes Evropiane). Legjitimiteti i trashëgimisë duhej të pengonte konfliktet dhe çrregullimet të cilat shumë shpesh paraqiteshin pas vdekjes së sundimtarit tradicional si dhe ti obligoj trashëgimtarët e tij që ti përmbahen aranzhimeve të marrëveshjeve ekzistuese. Deri në vitin 1920, Franca kontrollonte tërë Afrikën Veri-perëndimore, me përjashtim të rripit bregdetar të Saharasë dhe të Marokos Spanjolle. Italia e vuri pushtetin e saj thellë deri në provincat bregdetare të Tripolisë dhe Kirenaikës (edhe pse kjo çështje nuk mori fund deri në vitin 1934). Britania, e cila që nga viti 1882 e mbante nën okupimin e saj Egjiptin, e cila ishte qendër e kulturës islame, i lejoj provincës osmane të dikurshme pavarësinë nominale nën kushtetutën monarkiste, por duke mbajtur kontrollin strategjik në të gjitha anët. Kjo solli një paradoks që një vend e cila formalisht ishte neutrale tu bëhej mikpritëse e mijëra trupave britanike gjatë Luftës dytë botërore. Pas shkatërrimit të shtetit islam nga Kitëçeri të cilën e kishte themeluar Mehdi Muhamed Ahmedi, në vitin 1898, Britania e murr kontrollin mbi Sudanin anglo-amerikan ana e së cilës tani shtrihej thellë në Afrikën ekuatoriale. Duke e pushtuar Tanzanikën prej Gjermanëve, Britania tani kontrollonte shumicën bregdetare, me përjashtim të pjesëve e cila ishte në përbërje të Somaliandes Italiane. Nga Adeni Britanikët garonin me Italianë për Bab ell-Mendebin, që paraqiste një vend strategjik për hyrje ne detin e kuq, ndërsa Italia sundonte në Eritre, dhe mbante nën pushtimin e vet anën e gadishullit arabik prej Adeni deri në Basre, duke i mbyllur sheikatet nga pjesa Jugore e Arabisë dhe Gadishullit ekskluzivisht në kuadër të marrëveshjes së garantuar për mbrojtjen e kontrollit britanik dhe të politikës së jashtme. Në, nën kontinentin Indian, Britanikët i burgosën rreth 560 sundimtar, prej të cilëve disa ishin mysliman, duke i futur ata dhe nënshtruesit e tyre nën ombrellën e pushtimit britanik të ashtuquajtur mozaik i marrëveshjeve të ndryshme. Në Azinë Juglindore Britania kontrollonte shtetet e Malajzisë, derisa Holanda përkundër pushtimeve të veta në vende tjera kolonialiste i zgjeroi pushtimet deri tek ishujt Javës dhe të Sumatrës.

Në anën tjetër në Azinë Qendrore myslimane si dhe në rajonin e Kaukazit, revolucioni komunist dhe lufta qytetare pas saj bëri konsolidimin e fuqisë së Moskës brenda rendit të ri regjional.

Në rajonin e Mashrikut (Lindjes arabe), Palestina u hap si një vend për shpërnguljen e Hebrenjve në bazë të mandatit të cilën Lidhja e Popujve ia kishte lënë në duar Britanisë. Mbas përcaktimeve të marrëveshjes së fshehtë Sajks-Piko, të arritur në vitin 1916, Britania gjithashtu fitoi mandatet për kolonit në Transjordani dhe Irak e që njëherë ishte një eufemizëm për kolonizim, për derisa Franca e mori kontrollin mbi Libanin dhe Sirinë. Fejsall ibn Hyseni, djali i sherifit të Mekës, i cili e kishte çliruar Damaskun nga Turqia Osmane, me ndihmën britanike, synonte që Sirinë ta bëjë shtet të pavarur arab në përputhje të premtimeve të dyshimta të cilat babait të tij në vitin 1915 ia kishte dhënë Henri Mc. Hanoni një komisar i lartë i britanikë në Egjipt.

Mirëpo, megjithatë, pas luftës (fjala është për luftën e parë botërore, Sh. V.) u bë e qartë se kur është fjala për botën myslimane, interesat imperialiste i tejkalonin të drejtat e famshme të popujve në vetë përcaktimin e tyre të cilat presidenti amerikan Vudro Villson i kishte proklamua si bazë themeli për rregullimin e çështjes Evropiane. Protesta kundër standardeve të dyfishta që iu kishin lejuar pranimin e të drejtave nacionale nënshtruesve të imperisë krishtere ne Evropë (duke i kyçur këtu Çekët, Sllovakët, Hungarezët, Hebrenjtë dhe Irlandezët, sikur që edhe më parë nënshtruesit Osman në Ballkan), duke iu shkurtuar ato myslimanëve, bëri që të filloi lëvizja e mllefosur kundër kolonialiste të cilat do të përfshihen në anë e mbanë territoreve të Osmanlinjve të dikurshëm.


Përgatiti dhe përshtati Shevki Sh. Voca.

Marrë nga Malise Ruthven dhe Azim Nanije “Historijski Atlas islama”, Sarajevë 2008. Faqe 74-75; dhe 116-117.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve