Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Shtrenjtohet jeta nė Maqedoni


E mėrkure 1 Shtator 2010 17:07

 

Kostoja e jetës në Maqedoni është rritur në muajin gusht, thonë të dhënat me të reja të Zyrës Shtetërore të Statistikave.

Sipas të dhënave, në muajin që e lam pas, inflacioni është rritur për 1.9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2009.

Ndërkohë çmimet e mallrave me pakicë kanë shënuar një rritje për 2.5 për qind na krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Pér rritjen e inflacionit pat paralajméruar edhe Guvernatori i Maqedonisë Peter Gosev i cili pat théné se inflacioni pritet që të arrijë në 1.5 për qind né fund té kétij viti, përkundër parashikimeve të më hershme për 1 për qind.

Ai sqaroi se arsyet e këtyre parashikimeve bazohen në rritjen e çmimeve të bujqësisë, kryesisht të drithërave dhe miellit, atyre të karburanteve, ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Ndërkohë Gosev tha se edhe rrita ekonomike në vend për këtë vit do të jetë më e vogël, përkatësisht se ajo nuk do të kalojë 0.6 për qind. Arsyet e rritës ekonomike në zvogëlim sipas tij janë kërkesat e vogla të tregut të jashtëm të cilat janë midis 0.1 dhe 0.2 të ndikuara nga kriza në Greqi.

Për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe të biznesit në vend, Banka Kombëtare e Maqedonisë, Banka Kombétare e maqedonisé, pat zvogëluar kamatën e kredive nga 5 për qind në 4.5 për qind, duke synuar kështu përkrahja e aktivitetit bankar që ai të mbështes ekonominë e vendit e cila sipas tij këtë vit rrezikon që të jetë jo e mirë./Zhurnal/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve