Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Shtyhet koha e dorėzimit tė ofertave pėr privatizim tė Distribucionit


E marte 21 Shkurt 2012 9:43

 Katër kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit nuk pritet t’i dorëzojnë ofertat e tyre gjatë muajit shkurt, siç ishte paralajmëruar më parë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kjo e fundit, që udhëheq Komitetin Qeveritar për Privatizim të KEDS-it, ka njoftuar se kompanive të parakualifikuara u është dhënë edhe 1 muaj kohë shtesë për përgatitjen e ofertave të tyre.

Në mbledhjen e Komitetit Qeveritar për Privatizim në nëntorin e vitit të kaluar ishte vendosur që dorëzimi i ofertave nga investitorët e parakualifikuar duhet të bëhet deri më datën 28 shkurt, që i bie javën ardhshme.

Fllanza Hoxha, menaxhere e projektit për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit (KEDS) ka thënë se investitorët kanë kërkuar kohë shtesë për përgatitjen e ofertave të tyre për privatizimin e KEDS-it.

“Komitetit Qeveritar për Privatizim  për KEDS-in bazuar me kërkesën e investitorëve të parakualifikuar ka marrë vendim të shtyjë datën e pranimit të ofertave deri më 30 mars të këtij viti, duke u dhënë investitorëve kohën e mjaftueshme që ata e kanë kërkuar”, ka thënë Hoxha për “Kohën Ditore”.

Nëse kjo shtyrje është e fundit, shpallja e fituesit pritet të bëhet gjatë muajit prill (gjerësisht në “Kohën Ditore”).




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve