Sipas një hulumtimi të universitetit Kolumbian,në vend të lavdërimeve të zakonshme që i bëjmë fëmijëve tanë si " Ti je shumë i mençur" ,më e dobishme do të ishte sikur ta venim theksin në punën, pra për mundin e dhënë të një testi përshembull ,duke i thënë "për ta marr këtë notë të shkëlqyeshme ke punuar shumë ,të lumtë! ". Ose psh,në vend që t'i thuash," Të lumtë e realizove me sukses projektin e shkollës",më e drejtë do të ishte ti thuash "Mundin që e ke dhënë për realizimin e projektit të shkollës,më ka bërë të krenohem ." Ose në vend të fjalës " Të lumtë! u përgjigje bukur”,më mirë do të ishte " Paske mësuar shumë që u përgjigje kaq bukur”. Pra gjithmonë duke u munduar ta bësh të mendoj se puna është ajo që bënë të arrish në piedestal. Në këtë mënyrë gjithashtu ia mundëson që kurrë të mos mbështetet vetëm në aftësit e veta,por gjithmonë duke e plotësuar atë me punë të vazhdueshme! /mesazhi/Amina Murati/


