Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

Si funksionon truri?

Shpėrndani mbi dysheme nė mėnyrė tė ērregullt pjesėt e njė loje enigmė, me forma tė ndryshme tė njė figure dhe supozoni qė kėto pjesė janė e tėrė njohuria qė ju keni rreth botės.

E marte 7 Shtator 2010 15:05

 

Për shembull, lë të supozojmë që disa prej këtyre formave përfaqsojnë dritën, disa të tjera përfaqsojnë ngjyrat, dhe akoma disa të tjera përfaqsojnë tingujt. Tani merrini këto pjesë një nga një dhe filloni t’i bashkoni për të formuar figurën si të tërë. Për të realizuar detyrën e mësipërme juve ju duhet një kohë e gjatë të menduari, ndërsa truri juaj e realizon këtë në të qindëtat e sekondës, i cili funksionon në sajë të inspirimit të dhënë nga Allahu. A e dini si e bën ai këtë?

Truri mbledh informacionet e marra nga sytë, hunda, veshët, lëkura, goja etj., dhe i interpreton ato. Ajo që e mundëson këtë interpretim, është bashkimi i 100 biljon qelizave nervore të trurit. Këto qeliza operojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ju mundësojnë juve të shihni ngjyrën e mollës që ju hani, të njihni zërin e një miku të ngushtë tuajin dhe të perceptoni aromën e një çokollate të ngrohtë.

Pamja në faqen tjetër tregon në brendësi të trurit disa fëmijë që janë duke folur, duke dëgjuar, duke nuhatur dhe duke fjetur.

Sigurisht që kjo është një figurë imagjinare, që ka si qëllim të tregojë pjesët e veçanta të trurit dhe funksionet e tyre. Në të vërtetë, truri është i përbërë nga qeliza nervore të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop. A mendoni që vetë qelizat tuaja nervore mund të shikojnë kukullën tuaj të preferuar ose te shijojnë shijen e një akulloreje me çokollatë? Sigurisht që jo. Kjo për arsye sepse qelizat nervore janë të përbëra prej pjesësh fare të imta mishi. Kështu që me doemos duhet të ekzistojë një qënie tjetër me fuqi të epërme i cili e ka krijuar këtë botë të mrekullueshme. Kjo qënie është Allahu. Allahu, pronari i çdo gjëje, krijon çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe na paraqet secilit prej nesh një jetë të mrekullueshme dhe të bukur. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë ndaj kësaj mirësie është që të jemi mirënjohës dhe falenderues ndaj Zotit tonë. Për shembull Allahu na ka dhënë sytë dhe veshët, dhe na ka urdhëruar ta falenderojmë Atë për këto:

 

Është Ai që krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemra për ju. Sa pak jeni që falenderoni! (Sure El-Muminune:78)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • E diel 28 Nėntore 2010 19:18

    mashaAllah shum shkrim i burkur

    Reply

  • zelihe E mėrkure 25 Janar 2012 23:04

    All-llahu ju shpėrbleft pėr kėt shkrim kaq tė bukur.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve