Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Si ta kuptoni se fėmija ka grip?

Nė kėtė periudhė tė vitit ka njė rritje tė ndjeshme tė rasteve me infeksione tė rrugėve tė frymėmarrjes.

E enjte 22 Dhjetor 2011 22:17

Këtu përmblidhen shumë sëmundje virale që shfaqen çdo vit dhe që në popull njihen me emrin grip.

Këto janë sëmundje arogene, që përhapen nëpërmjet spërkave dhe në këtë periudhë, ku fëmijët qëndrojnë më pranë dhe në ambiente të mbyllura, shtohet mundësia e transmetimit nga një fëmijë te tjetri. Në momentin që takohen me të sëmurët, kalojnë disa orë, 12-48 orë, më pas shfaqen shenjat e para të gripit.

Pjesa dërmuese shkaktohet nga viruse dhe janë mesatarisht 200 të tillë që qarkullojnë në ajër, të cilët infektojnë dhe kur kalojnë, nuk lënë mbrojtje, imunitet. Kjo bën që këto të përsëriten çdo vit.

Kështu, nëse në verë kemi shtim të rasteve me probleme të aparatit tretës që shoqërohen me diarre, në dimër kemi shtim të rasteve të infeksioneve virusale.

Shenjat

Shenja e parë është mungesa e gjallërisë së fëmijës. Pas disa orësh shfaqen shenjat e vërteta. Fëmija ka temperaturë që mund të shkojë deri në 39 gradë, ka skuqje sysh, kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe kollitje.

Në disa raste të tjera fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku, gjë që shpesh ngatërron gripin me probleme të aparatit tretës, shpesh kanë diarre dhe të vjella.

Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më të rënda janë shenjat, sepse shkalla e imunitetit është e ulët dhe kundërpërgjigja e organizmit është më e ulët. Këto shenja qetësohen pas 3-4 ditësh, dhe pas 1 jave zbuten shenjat madhore. Mund të mbetet kollitja, e cila zhduket gradualisht./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve