Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Si tė argėtoheni nė shtėpi gjatė ditėve tė ftohta

Me ardhjen e ditėve tė ftohta, familjet kryesisht tė shumtėn e kohės e kalojnė nė shtėpi. Pėr kėtė arsye, prindėrit shpesh pyesin se si t’i argėtojnė fėmijėt nė mėnyrė tė duhur.

E hėne 28 Nėntore 2011 8:54

Zgjidhja më e mirë janë lojërat shoqërore, në të cilat të gjithë do të kënaqeni dhe argëtoheni. Ne ju propozojmë disa mënyra për ta kaluar kohën gjatë pasdites në shtëpi

Plastelina

Bërja e formave me plastelinë është lojë e shkëlqyeshme kreative për fëmijët, sepse u ndihmon që ta zhvillojnë imagjinatën dhe të bëjnë forma të ndryshme.

Për fillim, prindërit duhet të tregojnë se çfarë duhet bërë, apo edhe vet fillimisht t’ua demonstrojnë se si bëhen figurat e caktuara, siç janë kafshët, pemët, perimet... Plastelina është e dobishme sepse mund ta përdorni një kohë të gjatë, ndërsa mund të gjendet në secilën librari.

Bërja e kopshtit zoologjik

Nëse tashmë keni lodra të vogla në formë kafshësh, të cilat janë lodrat më të dashura për fëmijë, por të cilat pas një kohe bëhen monotone, është koha që t’ua gjeni një vend të duhur.

Merrni ndonjë letër të madhe, karton apo kapak kutish për këpucë dhe bëni një kopsht zoologjik imagjinar. Së bashku vizatoni rrethojat për kafshë, barin, dheun, ujin (varësisht ku jeton kafsha e caktuar). Po ashtu, mund të bëni edhe tabela me emrat e kafshëve.

Lojërat shoqërore

Në lojërat klasike shoqërore, siç janë "Monopoli" apo "Njeri mos u zemëro”, me siguri se do të kënaqen të gjithë anëtarët e familjes. Mirëpo, në dispozicion keni shumë lojëra shoqërore të cilat mund t’i gjeni edhe në supermarkete.

Nëse vendosni për blerjen e një loje të re, keni kujdes të shikoni se për çfarë moshe janë të dedikuara dhe për sa lojtarë./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve