Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Si tė shpėtojmė nga stresi i punės

Tė gjithė stresohemi nė punė, pavarėsisht profesionit apo punės qė bėjmė.

E marte 7 Shtator 2010 14:58

 

Datat e fundit të dorëzimit të punës, ditët e pagesave, ecuria e punës dhe presione të tjera mblidhen në trurin tuaj duke i hapur rrugë stresit. Prandaj, për të qenë sa më produktivë, duhet të qëndrojmë larg tij.

 

Ja rrugët e shpëtimit nga stresi sipas një lajmi të publikuar në adresën Ehow.Com të internetit:

1. Diagnostikoni stresin: edhe pse mund të duket e thjeshtë ndonjëherë duhet të pyesni veten nëse jeni apo jo të stresuar. Pasi të siguroheni për këtë atëherë mund t’ia dilni mbanë.

2. Ecni pesë minuta: ngrihuni nga karrigia dhe ecni pak nëpër dhomë ose përgjatë zyrës ku punoni. Në këtë mënyrë do të rregulloni qarkullimin e gjakut dhe do të çlodhni muskujt e këmbëve dhe të shpinës.

3. Nxirrni Ipodin: megjithëse disa kompani nuk lejojnë përdorimin e tij dëgjimi për tre minuta i një kënge do t’ju japë një ndjenjë freskie e cila zgjat gjithë ditën. Dëgjojeni atë gjatë pushimit ose përdorni kufjet për ta dëgjuar nga kompjuteri kur punoni.

4. Shikoni një pikturë: shikimi i një peizazhi apo portreti të një personi ju shpie shumë larg dhe lehtëson stresin e punës. Prandaj vendosni në tavolinë ose në ekranin e kompjuterit fotografinë e njeriut më të dashur ose të peizazhit më të preferuar.

5. Shoqërohuni me shokë: nëse gjatë pushimit të drekës shoqëroheni me miqtë tuaj do të ndiheni më të lehtësuar nëse flisni me to. Mund të ndani shqetësimet tuaja ose mund ta hiqni mendjen duke dëgjuar shokun tuaj.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve