Mos përmendja e vdekjes për të mos mërzitur fëmijët është gabimi më i madh i prindërve. Sepse në rastet kur fëmija humb një të afërm fëmija do të pësojë traumë më të madhe.
Si duhet t’ia shpjegojmë vdekjen pa e frikësuar dhe në të njëjtën kohë pa i fshehur të vërtetën? Si duhet t’ia mësojmë që vdekja nuk është një fund por fillim?
Ja disa këshilla për prindërit për të mundësuar një ballafaqim të shëndetshëm të fëmijëve me të vërtetën e vdekjes:
- Tregohuni të drejtë me fëmijën. Mos e mashtroni atë me gënjeshtra të bardha si “iku” ose “është bërë engjëll në qiell”. Këto fjalë nuk do të bëjnë gjë tjetër vetëm se t’ia turbullojnë mendimet.
- Sigurohuni që fëmija të kuptojë gjërat e shpjeguara nga ana juaj rreth vdekjes.
- Mos pengoni pyetjet e fëmijës rreth vdekjes. Përgjigjuni pyetjeve të tij në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtë.
- Flisni me fëmijën dhe shpjegojini mendimet dhe besimin tuaj fetar në lidhje me vdekjen. Kjo do ta ndihmojë të kuptojë më lehtë.
- Mos fshihni hidhërimin tuaj nga fëmija. Tregojini se njerëzit mund të jenë here të mërzitur e here të nevrikosur dhe se kjo është diçka normale.
- Lëreni fëmijën tuaj të ndajë me ju ndjenjat dhe mendimet e tij rreth vdekjes. Mos ngurroni t’i tregoni atij dashurinë dhe se jeni gjithnjë pranë tij. Nëse fëmija nuk ndihet i vetmuar dhe ndjen ngrohtësinë, dashurinë e dikujt, do të ndihet më pak i frikësuar. Kur të ndihet gati mos ngurroni ta merrni me vete në varreza. Në këtë mënyrë do të shohë dhe kuptojë se vdekja është një pjesë e jetës./Start/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull