Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Si t’i zhvilloni anėt pozitive tė fėmijės?

Nėse zhvillojmė anėt mė tė forta tė fėmijės nė vend tė fokusimit mbi ato negative, do tė edukojmė njė brez i cili lufton me vėshtirėsitė dhe sheh jetėn pozitivisht.

E mėrkure 23 Nėntore 2011 12:33

Nuk duhet harruar se fëmija nuk është i vetmi person që duhet të ndryshojë, por mund të jenë dhe aftësitë tona prindërore.

Edukim dhe mbështetje

Për ta mësuar fëmijën të përballet me vështirësitë, të kalojë një jetë plot kuptim, në radhë të parë duhet një edukim i mirë dhe mbështetje e ngrohtë e nënës dhe babait. Fëmija duhet të përvetësojë aftësi si përpjekja, sakrifica, këmbëngulja, të mos heqë dorë menjëherë, të shohë jetën me syrin optimist dhe plot shpresë. Aftësia e të qenit optimist është një nga anët e forta të njerëzimit dhe një shenjë treguese e lumturisë në zhvillimin e individëve të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

Nuk duhet fokusuar mbi anët negative

Shumë studime kanë treguar se aftësitë e lartpërmendura mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë nga depresioni dhe problemet e tjera. Në të vërtetë studimet duan të na thonë se gjatë edukimit të fëmijëve nuk duhet të fokusohemi mbi anët negative por të rregullojmë anët më të forta dhe të mundësojmë ambiente dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e tyre në mënyrë që të kemi breza të cilët pra dinë t’u bëjnë ballë vështirësive, nuk humbasin shpresat menjëherë dhe shohin jetën plot optimizëm./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve