Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Simpozium poetik pėr nder tė Mehmet Akif Ersoy

Simpoziumi, qė pėr herė tė parė u mbajt nė vitin 1992, do tė zgjas deri tė dielėn.

E enjte 24 Nėntore 2011 11:04

Të mërkurën në Prizren filloi simpoziumi i 9’të ndërkombëtar i poezisë turke. Simpoziumi organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Turqisë dhe koincidon me Vitin e Mehmet Akif Ersoy - për nder të 90-vjetorit të himnit kombëtar të Turqisë të shkuar nga Ersoy.

Simpoziumi, që për herë të parë u mbajt në vitin 1992, do të zgjas deri të dielën. Gjatë këtyre katër ditëve pritet pjesëmarrja e 100 poetëve nga shtete të ndryshme turqisht-folëse, por edhe të tjera. Një ceremoni rasti do të mbahet edhe në fshatin Sushicë, të Pejës, në të cilin lindi babai i Mehmet Afik Ersoy, shqiptari Ipekli Tahir Efendi.

Në simpozium marrin pjesë edhe disa prej poetëve më të njohur turq, si: A. Ali Ural, Ahmet Mercan, Cevat Akkanat, Cevdet Karal, M. Atilla Maraş, Mustafa Muharrem, Mustafa Ozçelik, etj. Gjatë festivalit poetik do të ndahen tri çmime që bartin emrat e poetëve më të mëdhenj turq: të poetit prizrenas të shekullit të 16’të, Suzi Celebi; të poetit popullor otoman të shekullit të 17’të, Karacaoglan; dhe të poetit më të njohur turk të shekullit të 20’të, Ahmet Hamdi Tanpınar./express/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve