Ylber Durmishi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Drejtori Durmishi, tha se në dy javët e fundit, në asnjë pjesë të komunës, nuk ka pasur ndonjë incident serioz në Mitrovicë. Megjithëkëtë, Durmishi ka thënë se në lagjet veriore ka pas disa të shtëna me armë zjarri, që i kanë shqetësuar qytetarët, prandaj edhe ka kërkuar nga organet kompetente për rend e siguri, që të jenë më efikas në kapjen e atyre që fusin shqetësim tek qytetarët dhe mbledhjen e armëve pa leje të organeve kompetente.
Përfaqësuesit e policisë së Kosovës, kapiteni Bashkim Spahiu, komandant i stacionit të policisë në pjesën jugore të qytetit dhe Avni Zahiti, nga Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë, gjendjen e sigurisë në komunën e Mitrovicës e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile, pa incidente që do të ndikonin negativisht në situatën e përgjithshme.
Spahiu i ka njoftuar pjesëmarrësit e takimit, se policia e Kosovës ka pas gjatë javës së kaluar një operacion të suksesshëm, duke e ndërpre kështu një rrjet të kontrabandimit me substanca narkotike. Ai tha se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej mbi 30 kilogramë marihuanë, afër pesë kilogramë heroin dhe 10.000 euro, si dhe janë arrestuar tre persona.
Edhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe të policisë së EULEX-it, vlerësuan se gjendja e përgjithshme në Mitrovicë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë dhe pa probleme të theksuara. /Telegrafi/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull