Agjencia INA raporton se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë tendosur marrëdhëniet pas ekspozesë së kryeministrit lidhur me rezultatet dhe të arriturat e qeverisjes së tij.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski javën e kaluar paraqiti rezultatet e Qeverisë, pa praninë e ministrave shqiptarë të BDI-së, pasi që këta të fundit kishin refuzuar që në ekspozenë e kryeministrit të përmendet edhe mandati dyvjeçar i bashkëqeverisjes me PDSH-në.
Analistët politik vlerësojnë se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski po përgatitet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet gjatë muajit nëntor, kur pritet përgjigje negative lidhur me dhënien e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Partitë opozitare kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i socialdemokratëve opozitar (LSDM), Branko Cërvenkovski paralajmëroi se zgjedhjet do të duhet të mbahen para kohës së rregullt, pavarësisht rrjedhës së samitit të NATO-s.
Kërkesat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme i kanë shpalosur edhe partitë shqiptare opozitare si PDSH, DR, PPD, etj.
Taboret partiake të opozitës paralajmërojnë se në rast se do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, periudha më e përshtatshme kohore do të jetë gjatë tremujorshit të parë të vitit 2011.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull