Së pari, çdo përdorim - SMS, thirrje apo aplikacion - lë një gjurmë mikrobiologjike në smartfon.
Në Angli, një studim mikrobiologjik konfirmon se smartfoni ynë është një vektor i transmetimit bakterial. Studentët kanë bërë një studim dhe kanë vëzhguar shumë bakterie në Smartfon, disa të padëmshme, por disa edhe të dëmshme. Ky studim mikrobiologjik konfirmon atë që ne tashmë e dimë: smartfoni ynë është i mbuluar me bakterie. Edhe pse shumica janë të padëmshme, disa nganjëherë mund të jene infektuese.
Gjurmët biologjike të smartfonit
Së pari, çdo përdorim - SMS, thirrje apo aplikacion - lë një gjurmë mikrobiologjike në smartfon. Studentët në Universitetin e Surrey kanë zbuluar një numër të madh të mikrobeve që lejojnë zhvillimin e mikroorganizmave. Nëse bakteriet në thelb janë të padëmshme, disa janë patogjene sikur Staphylococcus aureus, të cilat gjithashtu janë vërejtur në këto aparate. Duhet thënë se mesatarisht embrione të tilla janë të pranishme brenda hundës dhe fytit në 20% të individëve të shëndetshëm.
Smartfon, vektor transmetues i bakterieve
Nëse insektet, uji, ushqimi, kollitja, teshtitja dhe seksi janë vektorë të transmetimit bakterialë, smartfonët janë gjithashtu. Në fakt, smartfoni është një vektor i transmetimit bakterial, të cilat gjendën pranë hundës dhe fytit. Moduli universitar i titulluar "Bakteriologjia praktike dhe biomedicina" është një mënyrë shumë efektive për t’i bërë nxënësit të vetëdijshëm për ekzistencën e mikrobiologjisë, shpeshherë e anashkaluar në jetën e tyre të përditshme", thekson pedagogu i modulit, Simon Park, për gazetën “Daily Mail”, transmeton albinfo.ch. "Në funksion të rezultateve, smartfoni nuk mban vetëm numrat e telefonit, por ai u jep gjithashtu strehë të gjithë organizmave me të cilët ka qenë në kontakt direkt”, përfundon profesori.


