Shkrimtarët për fëmijë, që nga dita e sotme do të nisin rrugëtimin e tyre nëpër shkolla fillore të Kosovës, në kuadër të edicionit XI të karvanit që mban emrin e shkrimtarit të ndjerë për fëmijë “Agim Deva”. Karvani “Agim Deva” është manifestim tradicional, i cili këtë vit për të dytën herë radhazi nis udhëtimin pa vetë themeluesin e tij. Karvani nuk do të ndalet së rrugëtuari deri më datën 18 qershor, atëherë kur edhe përfundon viti shkollor.
Shkrimtari për fëmijë, Xhevat Syla, njëherësh drejtues i karvanit të sivjetmë, ka shpalosur qëllimet e edicionit XI të Karvanit për fëmijë, një ndër të cilët është ndalja në sa më shumë “stacione” në gjithë Kosovën, përfshirë këtu edhe pikat në të cilën Karvani nuk ka pasur mundësi t’i “shkelë” në edicionet e kaluara.
“Synojmë të vizitojmë rreth 100 pika në gjithë Kosovën. Duke filluar nga e hëna kur do të jemi në 3 shkolla të kryeqytetit të sapondërtuara, më pas do të vazhdojmë në shkollën te lagja e spitalit, në shkollën në lagjen e ‘Vreshtave’, dhe në ‘Kodër të Trimave’”, ka thënë Syla.
Shkrimtari për fëmijë, Ibrahim Kadriu, ka thënë se Karvanin është i vetmi institucion i cili ka arritur të sensibilizoj opinionin e fëmijëve që të pranojnë fjalën e shkrimtarëve, krijimtarinë e tyre.
“Në këtë kohë të heshtjes së aktiviteteve të shkrimtarëve, asociacioneve të shkrimtarëve, asociacioni ynë ka marrë përsipër të nxisë kureshtjen e fëmijëve, t’i japim jetë një aktiviteti në fushën e krijimeve letrare për hir të mbajtjes së një lidhjeje me ta, për hir të ushtrimit të të lexuarit që ka ra në fund të pusit”, ka thënë Kadriu, teksa ka shtuar se punën që e bënë Karvani, do të duhej ta bënin edhe grupe të tjera të shkrimtarëve që të arrihet një vullnet i mirë ndaj librit. “Pa qenë afër fëmijëve, as që mund të mendohet se kjo mund të arrihet”, ka thënë ai.
Orë letrare, përurime të librave për fëmijë, tituj që do të dhurohen bibliotekave shkollore, si dhe sesioni shkencor i shkrimtarëve për fëmijë do të shënojnë edhe këtë vit “Karvanin ...”. “Bibliotekave shkollore do tu dhurohet libri “Letërsia shqipe për fëmijë dhe kritikat për të” i dalë nga sesioni shkencor i karvanit të shkrimtareve për fëmijë "Agim Deva", i mbajtur në Prishtinë, vitin e kaluar”, ka thënë Syla.
Tutje, Syla ka thënë se varësisht prej mundësive, në edicionin e sivjetmë do të thirren edhe shkrimtar nga vise të tjera shqiptare, sidomos për orën e madhe letrare që mbahet për fëmijët e kryeqytetit, në muajin maj.
Në përmbyllje të “Karvanit...” jepet edhe çmimi për veprën më të mirë të botuar për fëmijë “Ymer Elshani”./koha/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)