Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Spahiu s’pret, largohet pa e shkarkuar!

Tiranė – Nuk ka pritur procedurat parlamentare pėr ta shkarkuar, por ka dhėnė dorėheqjen e parevokueshme.

E premte 10 Shkurt 2012 11:14

 

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, bëri të ditur sot vendimin e largimit të tij nga posti që mbante prej katër gati pesë vitesh. Ai dha edhe arsyet e largimit si dhe vendimin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Pas 3 vite e gjysmë përpjekjesh të qeveris për të më shkarkuar, e cila e ka fillesën më korrik 2008 ku ish-ministri i Drejtësisë së qeverisë Berisha i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë verifikimin e mandatin tim, e deri më sot ku politikisht kërkohet rrëmbimi i këtij funksioni dhe ku është përfshirë edhe një pjesë e Kuvendit, vendosa ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqësor, të iniciuar me kërkesën për shkarkimin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë dhe pushtuar Kuvendi kompetencat ligjore të vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë” deklaroi Spahiut.

“Për t’i hapur rrugë një vendimi kushtetues dhe të paanshëm nga kolegët e mi në Gjykatën Kushtetuese, që është arbitri dhe autoriteti kushtetues, vendosa të largohem nga detyra ime edhe për faktin se kjo nuk është luftë personale por institucionale”, vijoi më tej. Spahiu e bëri të qartë se nuk do të pranonte të kthehej më në këtë detyrë, ndërsa dorëheqjen e parevokueshme do t’ia paraqiste Presidentit të Republikës.

"Për shumë deputet dhe ministra lënia apo largimi nga karrigia është fundi i botës dhe pushtetit të tyre sepse ata urrehen nga publiku dhe kapen fort pas karriges, makinës, truprojave, privilegjeve duke diktuar pushtet, për ne largimi nga karrigia nuk është as fundi dhe as vazhdimi por fillimi i provës me autoritetin dhe pushtetin që të dhuron publiku. Ata kanë frikë nga rruga, qyteti, realiteti dhe njerëzit që i rrethojnë, për ne është fillimi i një maratone sepse karriget janë të përkohshme ashtu si dhe jeta e vet njeriut, ndërsa kauzat nuk vdesin”, tha gjithashtu.

Në fund, Spahiu la të hapur rrugën, rrugën e gjatë siç e konsideroi ai që po niste, duke nënkuptuar Aleancën Kuqezi, e cila pritet të shndërrohet në parti. “Më lejoni t’ju them punë të mbarë atyre që po lë, me mirënjohjen që më mbështetën 4 vjet nën presionin e qeverisë dhe ndërkohë për ata që më presin t’ju them rrugë të mbarë në udhën e gjatë që po nisim", vijoi. /S.Lleshi/Start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • ibra E premte 10 Shkurt 2012 15:17

    ishalla ti nuk misherohesh me qato privilegje kur te vish eventualisht ne pushtet ama ku me dit se cka thot zoti ...

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve