Spanja, e cila fitoi Euro 2008 me nje seri performancash te shkelqyera qe u kurorezuan me fitoren e tyre ndaj Gjermanise e finale, e pozicionuar e para ne renditjen boterore, u perfshi ne Grupin A bashke me Republiken Çeke, Skocine, Lituanine dhe Lihtenshteinin.
Spanjollet ishin te fundit nga 51 skuadrat ne short qe u terhoqen ne ceremonine ne Palarin e Kultures dhe Shkences ne Varshave dhe prandaj Del Boske u tregua shume i matur per sfida qe e presin.
“Ne do te perballemi me nje test te veshtire dhe do te duhet te japim me te miren tone ne çdo ndeshje, prandaj nuk duhet te bejme asnje gabim; çdo sfide duhet ta marrim me seriozitetin me te madh”, u shpreh ai per gazetaret menjehere pas shortit.
Kampionia e Botes, Italia, qe do te perballet ne finalistet e Boterorit si Serbia dhe Sllovenia, ashtu sikurse edhe me Irlanden e Veriut, Estonia dhe ishujt Faroe ne Grupin C, ndersa Franca, finalistja e boterorit 2006, do ta kete jo te lehte ecurine e saj ne ndeshjet me Rumanine, Bosnjen, Bjellorusine, Shqiperine dhe Luksemburgun ne Grupin D.
"Grupi i Italise eshte i balancuar, me Serbine dhe Sllovenine, dy ekipe qe do te luajne ne Boterorin 2010, nenvizoi per agjencite e lajmeve ANSA trajneri i Italise, Marçelo Lipi, i cili nuk ishte i pranishem ne hedhjen e shortit. eshte avantazh te qenit ne nje grup me 6 skuadra. Per sa u perket grupeve te tjera, ai i Anglise eshte me i veshtiri”.
Gjermani, kundershtari i Spanjes ne finalen e Euro 2008, do te ndeshet me komshinjte e Austrise, ashtu sikurse me Turqine, i cili duket se do te jete rivali kryesor per ta ne Grupin A. Ky grup perfshin gjithashtu Belgjiken, Kazakistanin dhe Azerbajxhanin, te cilin Gjermania e mposhti ne shtepi dhe ne transferte gjate eliminatoreve te Boterorit 2010. Azerbajxhani drejtohet nga ish-lojtari dhe ish-trajneri i kombetares gjermane, Berti Vogts.
Ata ishin skuadra e pare e terhequr ne short dhe ishte ne te njejtin grup me Armenine, qe se bashku formonin nje skenar qe UEFA deshironte te shmangte.
Tensioni politik mes dy shteteve ish-sovjetike beri qe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s te mos i lejonte te dy ekipet ne te njejtin grup. Sipas nje para-marreveshjeje, Armenia u zhvendos ne Grupin B, ku do te perballet me Rusine, Sllovakine, Irlanden, Maqedonine dhe Andorren.
Dy vendet kishin refuzuar te luajne me njeri-tjetrin ne eliminatoret e Euro 2008, pasi rane ne te njejtin grup. Anglia do riperjetoje rivalitetin e vjeter me Uellsin, me te cilin eshte perballur 99 here. Hera e fundit ishte per eliminatoret e Boterorit 2006, kur Anglia i fitoi te dy ndeshjet. Ne kete grup, ate G, jane dhe Zvicra, Bullgaria dhe Mali i Zi. Trajneri Fabio Kapelo, ndeshjen e tij te pare nen drejtimin e Anglise e fitoi 2-1 ndaj Zvicres ne shkurt 2008 dhe tha se e mirepriste serish kete perballje. “Ne jemi permiresuar shume si ekip nga ajo ndeshje e pare, shtoi ai. Edhe pse do te jete e veshtire, them se eshte gje e mire qe do te perballemi perseri me ata”./top-channel/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Mr. Bashkim Aliu
Dr. Mustafa Bajrami
Ubejd Gashi
Mexhid Yvejsi
Reklama 228 x 90.png)
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Mr. Ardian Ramadani
Faik Miftari
Behxhet Jashari
Adem Avdiu
Reklama 228 x 90.png)