Si qeveria në Madrid, ashtu dhe qeveria rajonale në territoret baske e cilësuan deklaratën e ETA-s si të “pamjaftueshme”. Në të njëjtën kohë ata kërkuan nga separatistët të heqin dorë përfundimisht nga dhuna.
Deutsche Welle raporton se ministri i Brendshëm bask Rodolfo Ares e quajti deklaratën e ETA-s si të pamjaftueshme “Deklarata është absolutisht e pamjaftueshme, sepse ne kërkojmë dhe presim që ETA t’i japë fund përgjithmonë aktiviteteve të saj terroriste. Qeveria baske, Ministria e Brendshme, policia, qeveria spanjolle dhe forcat e sigurisë nuk do të ushtrojnë asnjë armëpushim nga ana e tyre”.
Në një mesazh përmes një videoje ETA më parë kishte bërë të ditur se ajo është e gatshme që të nisë një “proces demokratik” për krijimin e një shteti të pavarur në territoret baske.
Ndryshe, ETA lufton që prej katër dekadave për pavarësinë e territoreve baske në veri të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës. Ajo konsiderohet si përgjegjëse për vdekjen e 850 personave. /Telegrafi/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull