Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kupa Botėrore 2010

artikuj
 

Spanjollėt festojnė pas kualifikimit nė finale

Sheshet mė tė mėdha nė kryeqytetin e Spanjės janė tejmbushur nga miliona tifozė tė cilėt festojnė finalen e parė botėrore nė historinė e pėrfaqėsueses iberike.

E enjte 8 Korrik 2010 10:43

 

“Spanja spektakolare kalon për herë të parë në finalen e një Botërori, është titulli i “El Pais”, e cila në shkrimin e saj thekson se ekipi i Del Boskes i tregoi Gjermanisë se si luhet dhe si fitohet në futboll. Për të përditshmen “La Varguadia”, lojtarët aktualë, Fabregas, Torres, Villa, Iniesta, Xavi, Casillas i kanë dhanë fund fatit të keq të iberikëve, një vend që ka patur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, por që nuk janë ngjitur asnjëherë kaq lart.

Ndryshe është situata në Gjermani. Pas ndeshjes tifozët kokëulur janë shpërndarë të mërzitur dhe me lot në sy. "Ëndrra botërorit për Gjermaninë ka përfunduar", shkruan gazeta më e madhe në vend "Bild". Ndërkohë për sportiven "Kicker", kapiteni i Barcelonës, Pujol i dha fund shpresave të gjermanëve për një yll të katërt në fanelë.

Finalja e Botërorit Holandë-Spanjë do të luhet ditën e diel. Por, ndoshta rezultati i finales do të fiksohet më parë, nga tanimë i famshmi oktapodi Pol, i cili është kthyer në orakullin e këtij Botërori./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve