Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Spekulohet pėr dorėheqjen e Gruevskit


E enjte 2 Shtator 2010 12:55

 

Dalja nga bllokada e Greqisë për emrin dhe zhbllokimi i afrimit me NATO dhe BE, sipas spekulimeve më të reja mund të bëhet përmes dorëheqjes së kryeministrit Nikolla Gruevski apo edhe pranimi i kompromisit për emrin nga Gruevski dhe organizimi i referendumit e zgjedhjeve të reja.

Koha e Re, e cila thirret në burime partiake anonime, shkruan se ekzistojnë tre skenare sipas të cilave mund të ketë ndryshim të gjendjes së ngrirë për emrin e vendit dhe debllokimin e proceseve integruese euro-atlantike.

Sipas burimeve të kësaj gazete, janë tre opsione të cilat i janë propozuar Gruevskit.

Opsioni i parë thuhet të jetë dorëheqja e Gruevskit nga posti i kryeministrit e formimi i qeverisë teknike e cila do të pranonte kompromisin për emrin e Maqedonisë me Greqinë; e dyta do të ishte zëvendësimi i tij nga ndonjëri prej zv-kryeministrave nga radhët e VMRO-DPMNE-së e pranimi i një kompromisi dhe skenari i tretë: pranimi i kompromisit nga vet Gruevski si kryeministër dhe organizimi i referendumit për emrin e ri të vendit dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Zyrtarisht që të tre këto opsione janë mohuar nga radhët e partisë së Gruevskit./Zhurnal/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve