Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

S’pranoi pasaportėn greke, racizėm ndaj Shkurtajt

Tifozet grek nė stėrvitjen e sė martės kanė nisur tė lėshonin kore raciste ndaj tij, duke nisur “Shkurtaj, o shqiptar, nuk do tė bėhesh kurrė grek!”.

E enjte 26 Gusht 2010 14:38

GREQI- Përplasjet shqiptaro-greke në sport kanë njohur një ditë më parë një situatë të re, teksa futbollisti i kombëtares kuqezi Vasil Shkurtaj ka refuzuar pasaportën e Greqisë. Në fakt, klubi i Panioniosit i ka kërkuar atij që të marrë pasaportën helene në mënyrë që në skuadër të lirohet një vend për ekstrakomunitarët, por Shkurtaj nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Refuzimi i pasaportës është marrë vesh nga tifozët e Panioniosit, nga më fanatikët në Greqi. 

Ata e kanë pritur sulmuesin shqiptar në stërvitjen e së martës dhe kanë nisur të lëshonin kore raciste ndaj tij, duke nisur “Shkurtaj, o shqiptar, nuk do të bëhesh kurrë grek!”. Tifozët kanë vijuar edhe me sharje të tjera raciste, ç’ka ka shkaktuar një reagim të vërtetë edhe në mediat helene. Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, drejtues të klubit të Panioniosit kanë dalë në një konferencë shtypi, duke dënuar sjelljen e tifozëve dhe duke e quajtur atë të papranueshme me politikat e klubit. Gjithsesi, episodi megjithëse ka përfshirë një numër të vogël tifozësh, tregon se kampionati grek mbetet nga më problematikët përsa i përket racizmit në stadiume.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve