Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Stambolli, qyteti ku takohen kulturat...


E marte 19 Janar 2010 10:46

Stambolli, i famshëm me pasuritë natyrore e historike, qyteti që dje dhe sot ka qenë dhe vazhdon të jetë burim frymëzimi për shumë letrarë e piktorë, për të cilin janë shkruar poezi, janë kompozuar këngë është një nga qytetet më të bukur të botës...

Stambolli me pozitën gjeografike që ka është i pashoqë në botë, ai është një qytet ndërkontinental me një pjesë në Azi dhe një pjesë në Evropë. Ai për shekuj ka qenë në qendër të vëmendjes. Gjurmët e komuniteteve të para njerëzore që janë vendosur në Stamboll dhe rrethinat e tij datojnë me vitet 6500 p.e.s. Kurse në vitet 3000 p.e.s. në Stamboll fillon një ngulitje e dendur njerëzish, por themelet e Stambollit të sotëm janë hedhur me Bizantionin në shekullin e 7-të p.e.s. Në shekullin e 4-ët p.e.s. qyteti rindërtohet nga perandori romak Konstandini i I-rë dhe bëhet kryeqytet. Që nga kjo datë për 16 shekuj me radhë Stambolli bëhet kryeqytet i tre perandorive të mëdha, asaj Romake, Bizantine dhe Osmane.

Kultura të ndryshme bashkëjetojnë në Stamboll gjatë të gjithë historisë dhe brenda tre shekujve ai bëhet qyteti ku takohen tre fetë hyjnore (kristianizmi, jahudizmi dhe islami). Kjo gjendje bën të mundur që njerëz me prejardhje të ndryshme race, gjuhe, feje e besimi të mblidhen dhe jetojnë këtu. Stambolli është një qytet i gatuar me “kulturën e bashkëjetesës”, i mbushur me vepra që bartin veçori artistike të gërshetuara me njëra-tjetrën dhe me monumente madhështore historike-kulturore. Një tjetër element që e bën Stambollin të jetë Stamboll është edhe bukuria e tij natyrore.

Poeti i famshëm dhe burrë shteti francez Alphonse de Lamartine (1790-1869) thotë: “Nëse të duhet ta shikosh njëherë botën, shiko vetëm Stambollin. Perëndia dhe njeriu, natyra me artin të gjitha së bashku kanë krijuar atje një vend kaq të mrekullueshëm, sa që ia vlen ta shikosh”.

Sot Stambolli është një qytet dinamik me një popullsi rreth 14 milionë banorë. Për shkak të pozicionit strategjik, të qenit një kryqëzim i rrugëve tokësore e detare, qyteti është në Turqi qendra e ekonomisë dhe industrisë, njëkohësisht qyteti është një edhe një qendër e kulturës dhe artit me monumentet historiko-kulturore, bibliotekat, universitetet, muzetë, sallat e koncerteve, teatrot, panairet dhe galeritë e arteve.

Stambolli, me pozitën gjeografike që nga ndan dy kontinente që “bashkohen dhe ndahen me ujin”, me pasuritë turistike, trashëgiminë e pasur kulturore, me përvojën qytetare mijëravjeçare në datën 13 nëntor 2006 u shpall Kryeqyteti Evropian i Kulturës për Vitin 2010.

Me opinionin e Parlamentit Evropian dhe miratimin e Këshillit të Ministrave të Kulturës të Bashkimit Evropian përveç Stambollit Kryeqytete Evropiane të Kulturës për Vitin 2010 u zgjodhën edhe qyteti Peç i Hungarisë me qytetin Essen të Gjermanisë.

Këtë titull, që u jepet qyteteve që i shtojnë vlera kulturës evropiane, që theksojnë anët e përbashkëta të kulturës evropiane, për herë të parë e ka marrë kryeqyteti i Greqisë, Athina, në vitin 1985.

Ndërsa Evropa me bërjen e Stambollit Kryeqyteti Evropian i Kulturës për Vitin 2010 do të zbulojë në Stamboll gjurmët e veta, opinioni botëror do të gjejë rastin për ta njohur akoma dhe më nga afër këtë qytet që çdo ditë e më shumë bëhet një qendër graviteti, një qendër e kulturës, artit, modës dhe panaireve.

Stambolli, i cili mundësitë dhe vlerat që zotëron i ka hapur për të gjithë kulturë-artëdashësit, në vitin 2010 do të mirëpresë shumë aktivitete kulturore e artistike të nivelit ndërkombëtar që do të organizohen në këtë qytet. Me qëllim sigurimin e kontributeve pozitive Stambollit për të ardhmen, mbartjen e trashëgimisë historike dhe vlerave kulturore të qytetit në të ardhmen, zhvillimin e infrastrukturës kulturore-artistike janë zhvilluar projekte të cilat do ta lartësojnë cilësinë e jetës së banorëve të Stambollit mbi boshtin kulturë-art.

Kultura, arti, forca bashkuese e qytetërimeve në vitin 2010 në Stamboll, qytet që mban në gjirin e vet kultura të panumërta duke gjetur formulën e “përshtatjes së mrekullueshme” në takimin e qytetërimeve dhe që vazhdon të ruajë ende strukturën e tij kozmopolite do të jetohen plot e përlot me aktivitete të ndryshme që do të organizohen nën moton simbolike të katër elementëve (tokë, ajër, ujë dhe zjarr)./trt/   




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • MAJA E premte 22 Janar 2010 12:38

    STANBOLLI QYTETI QE ME MERR MALLI TE TAKOHEM PRAP ME TE I LOVE YOU ISTANBUL

    Reply

    Replike nga: tirane - E shtune 23 Janar 2010 7:17
    Qyrtet i pershtatshem per zemrėn
  • merja E shtune 23 Janar 2010 7:16

    Stambolli qyteti i enderave per ēdo njeri

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve