Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Personalitete

artikuj
 

Sulltan Mehmed Fatihu

E si mos tė jet kėshtu, kur muslimanėt nėn drejtimin e tij e morrėn dhe shuajtėn pėrgjithmonė fuqinė e pabesimit e cila quhej Bizanti...

E hėne 29 Mars 2010 13:37

 

Vdiq sulltani dhe së bashku me te edhe sekreti mbi drejtimin e ushtrisë. A isht ai Jugu i Italisë, apo përparimi drejt veriut të saj duke nënshtruar së bashku edhe Romën edhe Greqin, ishullin Rodos. Si mos të jet sekret, kur sa herë që pyetej Sulltan Fatihu mbi drejtimin e ushtrisë së tij përgjigja ishte: ''Sikur ta dije këtë, një qime nga mjekrra ime, do ta shkulja dhe do ta gjuaja në zjarrë''. Historia islame është e përmbushur me heroj të tillë dhe sundimtarë të drejt, e njëri nga ata që zen vend të posaçëm në historin e islamit dhe njerëzimit në tërësi është Sulltan Muhammed El – Fatihu. Kur do që do të përmdet ky vigan i ummetit islam, zemrat e besimtarëve dridhen nga krenaria të nxitura nga kujtesa e revokimeve për Mehmed Fatihun.

E si mos të jet kështu, kur muslimanët nën drejtimin e tij e morrën dhe shuajtën përgjithmonë fuqinë e pabesimit e cila quhej Bizanti. Beteja e njohur për Carigradin – Konstantinopolin (Stambollin e sotshëm) si dhe pushtimin e kësaj selie, muslimanët me Muhammed el – Fatihun në krye, plrgjithmonë e shuajnë dikur fuqinë më te madhe Bizanitn. Nën udhëheqjen e tij, ushtria muslimane ka mrrë shum shtete, dhe e kan sjellur islamin aty, në mes të cilave janë edhe shtetet e Ballkanit, ku bëjnë pjesë Bosna Hercegovina (dhe viset shqiptare, shën. i përkth.) Ka lindur më 833 hixhri ose 1429 miladi sipas kalendarit Gregorian. Ky sundimtar i madh islam është I teti me rradhënë shtetin Osman, kure gallapi I tij është El – Fatih (Pushtuesi) ose Ebu – Hajrat (Babai i Mirësisë). Sundimi I tij ka zgjatur tridhjet vite, tridhjet vite të begatshme dhe krenarie. Erdhi në fron të shtetit Osman pas vdekjes së babait të tij Murati i II më 16 muharrem 855 të kalendarit hixhri, rrespektivisht 18 shkurtë të vitit 1451 sipas kalendarit miladi Gregorian, në këte kohë kishte vetëm njëzet e dy vite ...

Fatihu pas marrjes së pushtetit sillet njësoj sikur babai i tij Murati dhe paraardhësit e tij për sa i përket ekspeditave ushtarake. Është angazhuar me reformat në rregullimin e administratave të ndryshme shtetërore, e kryesisht tregoi interesim për ekonominë, duke kufizuar të kontributet dhe të ardhurat shtetërore në formën ku parandalon shpenzimet e tepërta dhe dëfrimet. Pastaj koncentrohet në përparimin e ushtrisë dhe reformat e saj, duke themeluar rgjistra të veçanta për ushtrinë, ia rrit ushtrisë të ardhurat dhe I furnizon me armatim më modern në kohën e tij. Avancon administratën e krahinave duke I mbajtur mëkëmbësit e mëparshëm dhe duke I pwrjashtuar ata të cilët nuk I përmbushnin obligime e tyre ose nuk silleshin si duhet. I modernizonoborret e sulltanit, duke I pasuruar me përvojat aminstrative dhe ushtarake, gjë që I sjell stabilitetin e shtetit dhe progresin e tyre. Pas reformave të mbrendshme, Sulltan Fatihu drejtohet ka vendet krishtere brend Evropës, me qëllim të pushtimit dhe zgjerimit të besimet islam nëpër ato vende. Disa arsye I ndihmojnë në këtë drejtim, dobësimi I krishterëve për shkak të përëlasjeve në mes veti, si dhe për shkak të kundërthënieve të brendshme që ishin shpërndarë në tërë Evropën. Megjithat Fatihu, nukknaqet vetëm me kaq, por merr Konstantinopolin – Carigradin, selin e shtetit Bizantinë, dikur rezistencë e rëndësishme e lëvizjeve krishtere kundër islamit, me të cilat në veçanti krenohej imperatori Bizantin, dhe krishterët në tërësi, duke e bërë seli të Shtetit Osman, duke realizuar ate që nuk mundën ta bënin paraardhësit e tij.

Personaliteti i Muhamed el – Fatihut është shquar me karakterë të rrallë, i cili përbëhej nga forca dhe drejtësia. Gjithashtui tejkaloi shokët e gjeneratës në shkenca të ndryshme të cilat i përvetësonte në shkollat për sunduesit, ndërsa kryesisht ndikoi shumë pozitivisht njohja e shumë gjuhëve në atë kohë. Interesimi i tij ishte hulumtimi i librave të historisë, që do t'i ndihmojnë për të shprehur karakterin e tij burrërorë, si në administratë po ashtu edhe në fushën e betejës. Edhe më tepër, ka fundi do të njhet në histori me emrin Muhamed el – Fatih (Pushtuesi), për shkak të pushtimit të Carigradit.

 

Karakteristikat më të shprehura te Mehmed Fatihut

Vendosmëria: Transmetohet se i ka thëne admiralit të flotës osmane Baltet Oglu, gjat kohës se rrethimit të Carigradit: ''Duhet t'i marrësh ato anije (ndihmë për Carigradin) ose t'i fundosësh, nëse nuk ke sukses në te, atëher mos u kthe te ne i gjallë.'' Pasi që nuk pati sukses gjenrali në planet e tija, Sulltan Fatihu e ndrron dhe në vend të tij e vendos Hamza Pashain.

Trimëria: Në njërën nga betejat e tij në Ballkan, ushtria muslimane bie në kurth nga ana e ushtrisë së Stevan Bogdanit, dhe kështu ishin të detyruar të tërhiqen për shkak të zjarrrit artilerik, Atëherë vie në shprehje trimëria e Fatihut, e tërheq ushtrinë larg nga zjarri I topave, e kritkon kryekomandantin, pastaj I drejtohet muxhahidinëve duke I thënë; '' O gazi, o muxhahid, bëhuni ushtria e All – llahut dhe kini vrullin islam në veten tuaj.'' Pastaj e merr mburojën e tij, nxjerr shpatën dhe e shtynë kalin duke mos u mbështetur te askush. Kjo trimëri nxiti te ushtria dëshirën e madhe për luftë, dhe u nisën pas tij. Lufta vazdoi ng orët e hershme të mëngjesit e deri në perëndim të diellit dhe përfundoi me fitoren madhështore të Sulltan Fatihut dhe ushtrisë së tij.

Mendjeprehtësia dhe shkathtësia: Kjo karakteristikë vërehet në planin e shkëlqyer bartjen e anijeve muslimane gjat kohës së rrethimit të Carigradit, prej portit të Beshiktashit në portin Briut të Artë, largësia e së cilës ishte tri mila. E gjith kjo ishte realizuar nëpër rrugën tokësore e cila nuk ishte e rrafshët, por përkundrazi luginë dhe përpjetëz, e papërgaditur për transportë.

Vullneti i fuqishëm dhe këmbngulja: Sulltani kërkon nga imperatori Bizantin ta dorëzoj qytetin, në mënyrë që të shpëtoj jetlërat e tyre dhe kështu nuk do t'iu ndodhte asgjë e keqe. Atyre I takonte të zgjedhin për të mbetur në qytet ose për të dal nga aty, mirëpo imperatori refuzoi të dorëzonte qytetin. Këtu Fatihu shqipton fjalët që tregojnë vullnetin e fuqishëm dhe këmbënguljen: ''Mirë pra, atëherë së shpejti froni im do të jet në Carigrad!'' Ngjashëm ka thënë kur bizantinët djegën kullat e mëdha lëvizëse nga druri, të cilat shërbenin për t'u ngjitur në muret mbrojtës: ''Nesër do t'I bëjmë katër të tjerë!''.

Drejtësia: Sjellja ndaj Ehli Kitabëve ishte në pajtim me sheriatin islam, o siguron atyre të drejtat fetare, askujt nuk I bënë të padrejt, as që kryen dhunë ndaj tyre, por përkundrazi, tregon rrespekt për sunduesit e tyre dhe silet mirë me të parët e tyre. Motoja e ti për të gjitha këto ishte:

 

''DREJTËSIA ËSHTË THEMELI I PUSHTETIT.''

Nuk mashtrohej me fuqinë e tij, ushtrin e shumtë dhe zgjerimin e pushtetit: U shpreh Sulltan Fatuhu duke hyrë në Cari Grad: ''Falënderimi i takon vetëm All – llahut xh. sh. le t'i mëshiroj shehidët, le t'i dhuroj muxhahidëve nderi dhe gëzim, dhe le ta bëjë popullin tim krenar dhe falënderues.'' Sinqeriteti: Shum sjellje të tija të cilat janë të shënuara në historin e tij tregojnë për thellësin e sinqeritetit të tij në fe. Ka thënë: ''Qëllimi im është zbatimi I urdhërave të All – llahut, thëne ndryshe, lufta në rrugën e All – llahut. Krenaria ime është angazhimi lidhur me fen time. Dëshira ime është t'i nënshtroj të gjith pabesimtarët me ushtrit e tyre. Mendimi im është fokusuar drejt çlirimit, suksesit dhe fitores me mëshirën e All – llahut. Xhihadi im është jeta dhe pronën ime, e çka mabetet ne dunja pas nënshtrimit ndaj All –llahut? Shpresa ime është fitorja e All – llahut dhe dominimi i shtetit islam ndaj armiqve të All – llahut.''

Njohurit e Sulltan Fatihut: Që nga fëmijëria babai i tij interesohet për te, aplikon sistemin arsimorë nën mbykqyrjen e grupës së shkencëtarëve, mëson Kur'anin, hadisin, fikhun, si dhe shkencat moderne në atë kohë siç janë: matematika, astrologjia, historia, disciplinat ushtarake si në aspektin teorik po ashtu edhe atë praktik. Duke iu falënderuar All –llahut xh. sh. mbykqyrjen mbi arsimimin e Fatihut e merrin alimiët e njohur në atë kohë në krye me shejhun Shemsudin dhe mulla el – Kevranijin. Kështu ndikimi i edukimit vërehet nga dijetarët e tij, të cilçn e shfaq në planin arsimorë, ushtarak dhe politik. Fatihu profesionalizohet në tri gjuhët islame të cilat duhet t'i njohë çdo njeri i arsimuar: arabe, persiane dhe turke. Ekishte pasion poezinë, dhe klshtu prapa veti lenë shumë shkrime poetike në gjuhën turke.


Planet dhe preokupimet e Fatihut:

Ndërtimi i shkollave dhe instituteve bashkëkohore në të gjitha anët e shtetit islam

Ndërtimi i anekseve të flotës dhe ushtrisë

Rregullimi i administratës në shtetin islam në të gjitha nivelet

Përparimin e tregtisë dhe prodhimit

Ndërtimin e spitaleve

Rrespektimi i ulemave

Interesimi për literaturën e përkthyer

Drejtësia në te gjitha çështjet në tërë shtetin

Kujdesi ndaj poetëve.


Porosia e Fatihut për birin e tij Bejazitin e II: E porosit Fatihu në shtratin e vdekjes djalin e tij Bejazitin e II: ''Ja unë po vdesë dhe nuk mël vie keq sepse prapa veti jam duke lënë pasardhës siç je ti. Bëhu I drejt, I mire dhe I mëshirshëm. Mbrojtja yte le t'i përfshij të gjithë shtetasit e tu pa përjashtim. Angazhohu në zgjerimin e fesë islame, sepse kjo është detyrim i sundimtarit në tokë. Interesohu për çështjet e fesë më tepër se çdo gjë tjetër dhe mos u ligështo në këtë drejtim. Mos i punëso njerëzit të cilët nuk i intereson feja, që nuk largohen nga mëkatet e mëdha dhe që fundosen në gabime. Lrgoju risive të mallkuaradhelargohu nga ato gjëra të cilat të nxisin në to, zgjeroje hapsirën e shtetit me xhihadin, ruaj mjetet e arkëtimit nga shpenzimet e kota, ruaju që të mos zgjatësh dorën drejt ndonjë prone nga shtetasit përveç në raport me të drejtën islame, siguro për të varfërit ushqim, ngriti dhe trimëroj ata, e nëse ndëgjonpër ndonjë të varfër nga ndonjë vend tjetër, afroje afër veti dhe shpërbleje me diç nga arka e shtetit. Bëhu i kujdesshëm që të mos mashtroj prona dhe ushtria, ruaju që mos t'i largosh bartësit e fesë nga dyert tua, ruaju për të mos rrëshqitësh në veprat të cilat janë në kundërshtim me rregullat e fesë, sepse feja është qëllimi ynë, ndërsa udhëzimi drejtimi ynë dhe vetëm kështu kemi fituar. Merre nga unë këtë mësim, kam ardhur në këto hapsira si thnegël e vogël, pastaj më ka dhënë All – llahu xh. sh. të gjitha këto begati. Përmbaju drejtimit tim dhe përcille shembullin tim. Puno në forcimin e kësaj feje dhe rrespektoj bartësot e saj. Mos i shpenzo mjetet e shtetit në dëfrim dhe lojë, sepse kjë është njëri nga shkaqet kryesore të shkatërrimit.'' Fatihun e gjeti vdekja në muajin rebiul evvel të vitit 886 hixhri. Fatihu del me ushtrinë e tij nga Islambuli (kështu e quanin muslimanët Konstantinopolin, që në përkthim do të thotë Qyteti i Islamit) drejt Azis së Vgël, ndërsa në Iskidar ishte duke e pritur grupi tjetër imadhe i ushtrisë. Para daljes nga Stambolli, fatihun e godeitin ethet, mirëpo ai nuk i kushton kujdes sëmundjes për shkak të dashurisë së madhe ndaj xhihadit dhe çlirimeve. Qëndronte në krye të ushtrisë së madhe e cila ishte e përgatitur për betejë. Gjatë drejtimit të betejava të mëparshme e gjente barin e shërimit për smundjet që e mundonin, mirëpo kësaj radhe sëmundja ishte më e rëndë. Mea ardhjen e tij në Iskidar sëmundja u shtua edhe më shumë, mjekët qëndronin afër, por exheli e bëri të veten, takimi me All – llahun xh. sh. u ofrua. Vdiq Sulltan Fatihu në mesin e ushtrisë së tij të fuqishme të ejtën më 4 rebiul evvel të vitit 886 hixhri ose 3 majë të vitit 1481 sipas kalendarit gregorian, në vitin e tij të pesdhjetë e dytë, pas trdhjet e disa viteve sundimi. Vdiq slltani dhe së bashku me te edhe sekreti mbi drejtimin e ushtrisë. A isht ai Jugu i Italisë, apo përparimi drejt veriut të saj duke nënshtruar së bashku edhe Romën edhe Greqin, ishullin Rodos. Si mos të jet sekret, kur sa herë që pyetej Sulltan Fatihu mbi drejtimin e ushtrisë së tij përgjigja ishte: ''Sikur ta dije këtë, një qime nga mjekrra ime, do ta shkulja dhe do ta gjuaja në zjarrë''

All – llahu i Lartësuar e mëshiroft këtë udhëheqës të madhë, le ta vendosë në xennet dhe lutja jonë është le të gjinden në ummetin tonë sot njerëz sikur ishte Sulltan Mehmed Fatihu.

 

Përktheu nga boshnjakishtja: Nexhmedin Ademi

 

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 4 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve