Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Sulmi afgan nė Kandahar, Nėntetar Peēi dėrgohet nė Gjermani


E marte 21 Shkurt 2012 13:24

 

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura bëri të ditur sonte se sipas raportit të dhënë nga Përfaqësuesi i FA në Shtabin e operacionit ISAF në Afganistan rezulton se nëntetar Aleksandër Peçi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan dhe po përgatitet që për pak orë të dërgohet në Gjermani.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura konfirmoi për agjencinë noa.al se gjendja e tij shëndetësore pas operacionit paraqitet e rëndë, por e stabilizuar.

Mjekët konfirmojnë se Nëntetar Aleksandër Peçi, me gjithë plagët e marra, ka shpresa të shumta për të mbijetuar, gjë që i ka bërë ata të japin autorizimin për transferimin e të plagosurit në një spital të specializuar në Gjermani.

Autoritetet e NATO-s në operacionin ISAF në Afganistan po marrin masa që në orët e ardhshme Nëntetar Aleksandër Peçi të transportohet për në Gjermani, ka konfirmuar para pak minutash, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Po sonte, pak para mesnatës duke hyrë e marta, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, vizitoi familjarët e nëntetarit Aleksandër Peci, të cilëve u komunikoi personalisht se sipas konfirmimeve të fundit, gjendja shëndetësore e nëntetarit Peci është shpresëdhënëse.

“Ai ka marrë tre plagë të rënda, por që nuk kanë prekur organet jetësore. Sipas konfirmimit që vjen nga Spitali Ushtarak në Kandahar, nëntetar Aleksandër Peçi, mund të transportohet në Spitalin Ushtarak në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani”.

Ministri i Mbrojtjes, garantoi familjarët se biri i tyre po merr trajtimin më të specializuar mjekësor dhe shpresohet që në orët në vazhdim gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet. (NOA/INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 5 here
  • alban E marte 21 Shkurt 2012 17:57

    Cka ke lyp atje o magare

    Reply

  • annajm E mėrkure 22 Shkurt 2012 2:39

    Nese e kan dergu pa qre, Allahu e meshiroft, perndryshe ... cka e ka lype e ka gjete

    Reply

  • swhaban E mėrkure 22 Shkurt 2012 18:21

    e trimi xhafes ...po a po te dalin cetash paret me u sherue..se ju jeni xhemoti i lekut.

    Reply

  • dervishi E enjte 23 Shkurt 2012 8:41

    se pari ngushlloj familjet e tyre dhe komentues si po duket jeni shum te dobet ne shpirtin njerzor e le ma besimin qe keni marri ju qoft

    Reply

  • kushtrim E diel 26 Shkurt 2012 12:55

    o dervish shume naiv qenke per cfare shpirti po thu me pas a e harrove se sa miliona musliman jane vra ne afganistan se sa motra muslimane eshte dhunu e sa jetimi ka mbet shkak i ketij kastraveci e shume te tjerve si ky , po ti nuk ke shpirt per muslimant ne afganistan e te dhimet ky kastravec qe qart ka shku me iu ndihmu qafirav ne pushtimin e afgansitanit ke frike Allahun selamun alejkum

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve