Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Sulmohet ekipi i Klan Kosova nė Ferizaj

Ekipi televiziv i Klan Kosovės ėshtė sulmuar fizikisht derisa ai po xhironte nė oborrin e shkollės fillore nė Ferizaj “Gjon Sereēi”.

E mėrkure 8 Shtator 2010 12:53

 

Drejtori i kësaj shkolle, Milazim Durguti, për më shumë se 40 minuta ka mbajtur të ngujuar në një klasë gazetaren Valentina Ahmeti dhe kameramanin Arben Restelicën duke u munduar me dhunë që ekipit të Klanit t’ua marrë materialin e xhiruar.

Siç raporton Klan Kosova, drejtori ka nxjerrë të gjithë nxënësit e shkollës jashtë dhe ka sulmuar kameramanin Restelica. Ekipi ka arritur të thërras policinë të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar drejtorin në polici.

Ekipi i Klan Kosovës, ka ngritur padi për sulm ndaj Durgutit, ndërkohë që edhe ky i fundit ka paditë TV Klanin për xhirime të paautorizuara.

Klan Kosova, ishte në këtë shkollë për të hulumtuar veprimet e fundit të drejtorit Durguti, i cili u ka ndërruar vendin e punës një numri të madh mësimdhënësish.

Ndryshe në orën 13:00 pritet të mbahet një protestë, ku mësimdhënësit, familjarët e tyre dhe nxënësit do të kundërshtojnë vendimin e drejtorit për ndërrimin e vendit të punës që ai po u bënë mësimdhënësve. /Klan Kosova/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve