Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Personalitete

artikuj
 

Tahir Efendi Thaēi 1898-1984

Mulla Tahiri Thaēi ishte burrė i urtė, i ditur, shumė i matur dhe me sjellje shembullore. ”Nėse ka sot evlia, n’ket dynja, ai, pa shybe, ashtė Mulla Tahir Efendija…!”

E premte 1 Tetor 2010 15:52

 

Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

Myderriz Tahir Efendi Thaçi ishte njëri prej hoxhallarëve më të respektuar të Gjakovës, të Kosovës. Është djali më i madh, prej katër djemëve, i Mulla Himës (Adurrahimit). Të katër djemtë e Mulla Himës ishin hoxhallarë, dy prej tyre ishin hafizë. Emrat e katër djemëve të Mulla Himës janë:

Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi (1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vëllau i tre vëllezërve, të gjithë hoxhallarë. Pra, ky është një rast i rrallë, në dy brezni - tetë hoxhallarë në një shtëpi…!

Tetë dijetarët, tetë hoxhallarët, parardhësit e Mulla Tahirit, ishin pasardhësit e dhjetëra hoxhallarëve të tjerë, disa prej të cilëve kanë qenë myderrizë, disa hafizë, ka pasë edhe Myfti, siç ishte edhe Myftiu i Gjakovës, Ismail Efendi Yvejsi, një nga udhëheqësit e Degës së Lidhjes së Prizrenit në Gjakovë dhe pjesëmarrës në Kuvendit e Lidhjes së Prizrenit, në Prizren, me (1878).

Të gjitha këta hoxhallarë, dijetarë dhe atdhetarë kanë qenë pasardhësit e Yvejs Efendiut, i cili ka qenë Myderrizi i parë i Medresesë së Madhe të Gjakovës, e cila për afër tre shekuj i ka dhënë dritë krejt Kosovës...

Mulla Tahiri lindi në Gjakovë, më 1898. Mësimet e para i kreu në Gjakovë, i vazhdoi në Medresenë e Madhe, kurse i përfundoi në Medresenë “Mehmed Pasha”, në Prizren, ku diplomoi te dijetari i mirënjohur Myderriz Nysret Efendi Galibi, i cili ishte edhe Myfti i Prizrenit.

Myderriz Tahir Efendi Thaçi, mbasi diplomoi në Prizren, u kthye në Gjakovë, ku filloi detyrën si imam, hatib (predikues) dhe mualim (mësues). Shërbeu për më se gjysmë shekulli, duke filluar në Gjakovë, mandej, për një kohë të gjatë, rreth njëzet e pesë vjet në Podrimje. Shërbeu në Ratkoc të Rahovecit dhe më në fund përsëri në Gjakovë, në Xhaminë e “Mahmud Pashës” dhe të “Haxhi Ymerit.”

Mulla Tahiri ishte burrë i urtë, i ditur, shumë i matur dhe me sjellje shembullore. Për këto cilësi, të gjithë e donin, e respektonin, aq sa disa, disa burra me emër, thonin: ”Nëse ka sot evlia, n’ket dynja, ai, pa shybe, ashtë Mulla Tahir Efendija…!”

Tërë jetën e kaloi fare thjesht, si një sufi i vërtetë. Kishte një bibliotekë të pasur, vazhdimisht lexonte, shënonte, studionte me pasion. Ishte dashamirë i letërsisë, i dinte pothuejse përmendësh bejtet e Tahir Efendisë (Vehbijen) bejtet e Shejh Malës, me të cilin ka pasë edhe muhabet…

Ka pasë një shkrim shumë të bukur, vërtet artistik! Gati të gjitha diplomat (ixhazetnamet), qysh kur ishte nxënës, ishin shkruar prej Tahir Efendiut, sipas porosive të myderrizëve të medreseve të Gjakovës dhe të Prizrenit.

Në dokumentet sekrete të Beogradit, të publikuara nga historiani, Dr.Hakif Bajrami, rreth shpërnguljes së shqiptarëve, emri i mulla Tahirit është shënuar dy herë, ku shkruan se: ”Dy herë i janë kërcënuar që të shpërngulet për në Turqi. Nëse nuk shpërngulej, do ta burgosnin me familje në Nish...!”

Gjatë viteve 1950-1960, Mulla Tahir Efendiun e burgosën dy herë, ku kishte vuajtur shumë, por ai nuk fliste kurrë, më shumë fliste trupi i tij i dërmuar, i shkretë, se ai vetë…!

Edhe mbas vuajtjes së burgut, Myderriz Tahir Efendiu jetoi në Gjakovë në skamje, por nuk e lëshoi Kosovën, derisa i mbylli sytë, duke marrë abdes, për të falë namazin e sabahut, më 4 nëntor 1984, në moshën 86 vjeçare!

U varros po atë ditë në Gjakovë, ku u përcoll me nderime të mëdha për në jetën e amshueshme.

 

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve