Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Takime sekrete pėr kontestin e emrit

Takime nė nivele tė ulėta diplomatike pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit tė Maqedonisė janė zhvilluar gjatė verės midis pėrfaqėsuesve zyrtarw tė Shkupit dhe Athinės.

E shtune 28 Gusht 2010 12:36

 

Shtypi grek ka shkruar se nuk kanë pushuar përpjekjet intensive për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. “Bashkëpunëtor të kryeministrit grek Jorgos Papandreu janë protagonistë të negociatave sekrete që ende po zhvillohen midis Shkupit dhe Athinës”, shkruan gazeta greke Macedonia.

Sipas kësaj gazete të Selanikut, negociatat janë zhvilluar në prapavijë, me qëllim të afrimit të pozicioneve të të dyja palëve, para se të arrihet zgjidhja përfundimtare dhe të shqyrtohet propozimi më i ri që pritet të pasojë muajin e ardhshëm nga ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz.

Emri Republika e Maqedonisë së Vardarit në mediat greke është një nga propozimet që mund të shpaloset së shpejti zyrtarisht nga ndërmjetësi i OKB-së, Nimetz. /INA/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve