Për 20 muaj dhe investime prej 200 milion euro të kompanisë turke TAV, Shkupi do të ketë aeroport modern sikur ai në Stamboll, Ankara apo Tbilisi të Gjorgjisë. Duke hedhur poshtë spekulimet për largimet e mundshme nga puna, drejtori operativ i Tav Holdingut, Murat Ornekol, tha se të gjithë punëtorëve u është ofruar punë, sepse ajo është detyrim nga marrëveshja e firmosur me Qeverinë. Sipas Ornekol, ndërtimi i aeroportit do të fillojë me fonde të kompanisë, ndërsa do të ndihmohet edhe me marrjen e kredive nga disa banka turke, vendase dhe evropiane.
“Ne këtë konferencë e kemi organizuar, për të hedhur poshtë spekulimet se ne nuk bëjmë asgjë dhe se ne mendojmë ikjen nga këtu. Gjithë punëtorëve në Aeroportin e Shkupit u kemi ofruar punë, të cilëve do t’u ndihmojnë edhe njerëz nga Turqia dhe shtete tjera”, tha Murat Ornekol, drejtor operativ i TAV Holdingut.
Ornekol, tha se do të ketë çmime më të lira të shërbimeve në aeroport, ndërsa për çmimin e biletave do të vendosin vetë kompanitë. Sipas tij problem për Maqedoninë është edhe mos ekzistimi i kompanisë kombëtare ajrore. Ai shtoi se po zhvillohen bisedime që ndonjë kompani ajrore të regjistrohet në Maqedoni si e vendit.
“Sigurisht se ofrimi i çmimeve t lira është edhe qëllimi jonë. Por për të qenë i lirë, Maqedonia duhet të ketë kompania ajrore. Ne po tentojmë të sjellim në Maqedoni disa kompani të cilat do të regjistrohen si vendore”, u shpreh Murat Ornekol, drejtor operativ i TAV Holdingut.
Maqedonia humbi kompaninë kombëtare të saj MAT, pas mosmarrëveshjeve me Agjencinë për flurime civile. Ndërkohë Kompania turke TAV marrëveshjen me Qeverinë e Maqedonisë e firmosi në shtator të vitit 2008. Marrëveshja parasheh që në 20 vitet e ardhshme TAV t’i menaxhojë aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Kjo kompani për momentin drejton 10 aeroporte në disa shtete të botës./alsat-m/
Nevzat Mamuti
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)