Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kuzhinė

artikuj
 

Tavė Kosi

Sa mė kompakte tė jetė tava e kosit, aq mė lehtė ėshtė tė pritet e te ruajė formėn.

E marte 7 Shtator 2010 15:30

 

Për një tavë të shijshme kosi ju duhen:

 

Kotëleta qengji të cilësisë shumë të mirë

Kos i pakastruar nga yndyra

Veze

Pak oriz (një grusht)

Miell

Gjalpë

Kripe

Piper

 

Futeni mishin (për 4 persona rreth 1kg, kotëletat kane kocka prandaj merrni pak më shumë mish se zakonisht) në tavë, spërkatni me gjalpë dhe futeni në furrë derisa të piqet e të marre një ngjyrë të bukur të kuqërremtë. Hiqeni mishin nga tava. Në një tenxhere hidhni gjalpë dhe kur ai të jetë tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli të ketë marre ngjyrë të artë shtoni lëngun e mishit dhe përziejini mire. Nëse salca është shumë e trashë shtoni pak ujë. Është shume e rëndësishme që salca të mos ketë kokrriza! Prandaj, përdorni një mixer për të tretur miellin mire. Në një enë të thelle shtoni kosin (rreth 1L për 4 persona), dy vezë, salcën e miellit, orizinë, kripë, piper. Përziejini të gjitha shumë mire dhe shtojani mishit në tavë. Futeni tavën në furrë dhe kur të ketë marre ngjyrën e kuqërremtë hiqeni nga zjarri.

 

Ju befte mire!

 

Këshilla praktike

Suksesi i tavës së kosit varet nga konsistenca. Sa më kompakte të jetë tava e kosit, aq me kollaj është të pritet e te ruajë formën. Prandaj, kosin merreni me përqindjen mete larte të mundshme të yndyrës dhe salcën e miellit bëjeni relativisht të trashe. Po kështu, orizi përdoret për të ndihmuar tavën e kosit të marri konsistencen e duhur.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve