Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Teknologji

artikuj
 

Tė dhėnat personale tė 170 milionė shfrytėzuesve tė Facebook tė arritshme pėr tė gjithė


E enjte 5 Gusht 2010 14:27

Hulumtuesi i kompanisë Skull Security, Ron Bowes, ka arritur tek të dhënat personale e mbi 170 milionë shfrytëzuesve të Facebook pa përdorur asnjë lloj hakimi të serverit të këtij shërbimi. Në këto të dhëna përsonale përfshihen emra, adresa, adresa emaili, data të lindjes, numra telefonash, respektivisht çdo gjë që përdoruesit nuk e kanë caktuar si “private” në accountin e tyre përdorues. Në thelb, për disa të dhënat janë të mjaftueshme për vjedhje të identitetit, e për disa të tjerë për aktivitetet e tyre qëllimkëqija. Roni në mënyrë të thjesht i është qasur pjesës jo të kufizuar në Facebook dhe ka mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme. Edhe pse kjo është kundër rregullave të përdorimit të këtij shërbimi, nuk ka mënyrë që edhe përdoruesit tjerë të ndalohen që në mënyrë të njëjtë të vijnë deri tek të dhënat e ndryshme.

Vetë Bowes fajllin me të dhëna e ka vendosur në Pirate Bay, prej nga është downloaduar më shumë se dhjetë mijë herë. Ai e arsyeton këtë veprim duke thënë që shfrytëzuesve të Facebook ka dashur t’u tregojë se sa lehtë është të arrihet tek të dhënat e tyre edhe pse ai pa asnjë qëllim të keq ka ardhur deri tek to – shtrohet pyetja se çka mund të bëjnë me këto informata ata që dëshirojnë t’i përdorin ato për qëllime tjera.

Përdoruesit në mënyre fare të thjeshtë mund të mbrohen nga veprime të tilla, ashtu që të klikojnë në menynë Account të llogarisë së tyre, pastaj Privacy Settings, të vërtetojnë që informatat e tyre të mos të jenë të dukshme për të gjithë, respektivisht që qasja të mos jetë e lejueshme për çdokënd. Përveç kësaj, shfrytëzuesi poashtu mund ta çaktivizojë opcionin e kërkimit publik (Public Search), çka në fakt edhe i ka mundësuar Bowes të arrijë deri te këto informata.

Është interesant që në mesin e IP adresave të cilat e kanë downloaduar fajllin e sipërpërmendur me të dhëna ka pasur edhe adresa që u takojnë kompanive të mëdha si Apple, IBM dhe të tjera. Ashiqare një mënyrë e mire për të mbushur listen e newsletter.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve