Të falimentuarit sot dalin në protestë para Qeverisë së Maqedonisë që të shprehin pakënaqësinë për sjelljen e Qeverisë dhe kryeministrit ndaj çështjes së tyre.
Të falimentuarit paralajmëruan se në ora 11 do të grupohen tek Autokomanda dhe do të ecin në këmbë deri te Qeveria, ndërsa pritet që në protestën të marrin pjesë së paku 1.500 punëtorë të falimentuar.
Ata, siç lajmëruan, do të kërkojnë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski ose me ministrin Zoran Stavrevski, si dhe përgjigje nga ana e tyre pse tashmë një vit as që ka filluar procedura për zgjidhjen e problemit.
“Presim nga Gruevski që përfundimisht me ne të ulet dhe ta zgjidhim problemin. Nëse kjo nuk ndodhët, ne do të shpallim padëgjueshmëri qytetare, dhe të gjitha llogaritë të cilat do të vijnë në emrin tonë do t’i ridërgojmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, meqë ne nuk kemi prej ku t’i paguajmë”, tha njëra nga përfaqësueset e të falimentuarve Lilana Georgievska.
Të falimentuarit tashmë disa muaj mbajnë grevë urie për zgjidhjen e statusit të tyre.
Ata kërkojnë që personat të cilat kanë mbi 15 vjet stazh pune dhe të moshës mbi 53 vjet për burra dhe 50 për gra të fitojnë nga 100 euro në muaj, gjegjësisht siç thanë të fitojnë “para për bukë”. /makfaks/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull