Universiteti i Prishtinës të hënën e javës së ardhshme do të shpallë konkursin për afatin e dytë të pranimit të studentëve të rinj në vitin e ardhshëm akademik 2010/2011 dhe sipas këtij konkursi do të pranohen 7.622 studentë, prej të cilëve 6.956 studentë të rregullt dhe 666 studentë me korrespondencë, si dhe 296 studentë nga shtetet fqinje dhe 168 studentë nga minoritetet e vendit.
Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës i kanë thënë KosovaLive se afati i dytë i konkursit për konkurrim në këtë universitet do të jetë i hapur në ato fakultete dhe departamente ku kanë mbetur vende të lira nga afati i parë i konkursit. Sipas konkursit të Universitetit të Prishtinës, sivjet është paraparë të pranohen 17.094 studentë të rinj, kurse nga afati i parë kanë mbetur edhe 8.097 vende të lira.
Sipas rezultateve të provimeve pranuese nga afati i parë, numri i përgjithshëm i studentëve të rinj që janë pranuar në Universitetin e Prishtinës është 5.049 studentë të rinj, nga 19.082 kandidatë sa kanë hyrë në provim pranues.
Në afatin e qershorit rekordin për numrin më të madh të kandidatëve e ka pasur Fakulteti Ekonomik, ku për 2.400 indekse kanë aplikuar mbi 5.000 kandidatë dhe për afatin e dytë nuk ka mbetur asnjë vend i lirë në Prishtinë.
Sipas konkursit plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2010/11, i cili do të publikohet të hënën, më 6 shtator 2010 Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, do të regjistrojë 7.622 studentë, prej të cilëve 6.956 studentë të rregullt dhe 666 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 296 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 168 studentë nga minoritetet: turq, boshnjakë, romë, ashkalinj dhe egjiptianë.
Merret vesh se sipas konkursit plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2010/11 më së shumti studentë do të pranohen në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore – 1.267 studentë, ndërsa më së paku Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës - 91 studentë.
Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta. Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës.
Bëhet e ditur se kriteret për provimin pranues mbeten të njëjtat me konkursin për afatin e parë të pranimit të studentëve të rinj në vitin e ardhshëm akademik 2010/2011.
Paraqitja e dokumenteve fillon prej datës 6 shtator dhe zgjatë deri më 14 shtator 2010, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 18 shtator në orën 9:00 në shumicën e fakulteteteve.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 21 shtator 2010.
Koha për regjistrim të kandidatëve të pranuar është caktuar nga fakultetet përkatëse brenda datave 22 dhe 29 shtator./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull