Titulli: Tefsiri i Ibn Kethirit pjesa e gjashtë
Autor: Imam Ismail ibn Omer ibn Kethir
Përktheu: Mr. Bashkim Aliu
Redaktorë profesionalë: Mr. Mahir Hasani, Mr. Ajni Sinani
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Korrektor: Nuridin Ahmeti
Formati: B5
Faqe: 672
Shtypi: Focus Print — Shkup
Përfaqësitë:
Për Kosovë: Libraria SIRA
Për Shqipëri: Nektari ESXH
Për Maqedoni: FURKAN ISM
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Kur era fryn dhe rrëmbyeshëm merr gjethet nga drunjtë, asgjë s’mund të gjej tjetër veç Emrit të Atij që e di sa gjethe ranë mbi dhé e sa mbetën në drunj. Kur fati më çon në shkretëtirat e kësaj bote dhe trupi më digjet nga etja, asgjë s’mund të më freskojë veç Emrit të Atij që ujin e ka bërë pikënisjen e çdo gjëje. Kur zemra trazohet për ta thënë atë që ka brenda, por gjuha lidhet me nyjën e pafuqisë, asgjë s’mund të më bëjë të flas veç Emrit të Atij që m’i mësoi të gjithë emrat. Kur këmbët nuk mund të hapërojnë në rrugët e jetës dhe mbetem aty ku nuk duhet të jem, asgjë nuk më bën të ecë veç Emrit të Atij që m’i mësoi të gjitha rrugët. Kur mendja dorëzohet nga vetë ekzistenca e saj, dhe nuk mund ta gjykojë jetën që qëndron më lartë se ajo, nuk mund të mendoj asgjë tjetër veç Emrit të Tij. Kur dhimbjet më godasin shpirtin dhe dikush nga njerëzit thotë: “Ah sa gjynah!”, ngrihem mbi dhimbjet e mia veç me emrin “Allah!”
Është thënë urtësisht se mendimi ka lindur nga mossuksesi, ngaqë njeriu gjatë përpjekjeve të tij për t’i zbuluar gjërat, shpeshherë ka përjetuar edhe dështimet, fakt ky i cili ka bërë që ai të mendojë më thellë dhe të gjejë mënyra dhe mjete më të arrira për dobinë dhe mirëqenien e tij. Me pak fjalë, njeriu është determinuar të mësojë nga gabimet dhe mossuksesi, sepse pikërisht këto e nxisin atë që të zhvillohet në fushën e mendimit dhe si rezultat i kësaj, ai të veprojë në botë duke manifestuar aftësitë dhe mundësitë e veta. Mirëpo, mbi të gjitha, përpjekjet janë lëvizje që çojnë në drejtim të asaj që duam. Çdo qenie është në lëvizje të vazhdueshme drejt një qëllimi dhe sa më e lartë të jetë qenia, aq i lartë do të jetë edhe qëllimi për të cilin bëhen lëvizjet. Së këtejmi, edhe gabimi e mossuksesi ndodhin në përpjesëtim me lartësinë dhe vlerën e qenies. Një insekt që vepron me instinkt nuk mund të mësojë nga gabimet, sepse gabimi është i pranishëm aty ku ekziston mendimi dhe vullneti, dhe si rrjedhojë, edhe përgjegjësia për gabimet kërkohet nga ata që kanë mundësi t’i përmirësojnë ato. Duke qenë se njeriu është qenie që ka ekskluzivitetin të mendojë dhe si rrjedhojë, edhe të gabojë, atëherë sa duhet të mbështetet ai në mendjen e tij, si mjet për të arritur te qëllimi përfundimtar, përderisa brenda të menduarit përmbahet edhe të gabuarit?
“Kandili Ndriçues” vjen edhe një herë pranë jush që me dritën e tij t’i përgjigjet kësaj pyetje e cila qëndron në mozaikun e pyetjeve fundamentale të atyre që e besojnë të fshehtën dhe me anë të këtij besimi vënë lëvizjet e tyre në shërbim të arritjes së të vërtetës. Duke bashkuar dritën e mendjes njerëzore me Dritën e Shpalljes Hyjnore, gabimet dhe mossukseset tona bëhen shkaqe për përsosmërinë tonë nga e cila privohemi atëherë kur nuk mendojmë ose atëherë kur mendojmë shumë por mendojmë mbrapsht. Le të mendojmë me Dritën e këtij Kandili që qenia jonë të gjallërohet me Emrat e Bukur të Atij.
Fatmir Muja
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereElhamdulil-lah qe dul pjesa e gjashte te tesfirit nga autori i madh ibni Kethir Allahu e shperblefte per mundin qe e ka bere hoxha bashk me ata qe jane mudnuar te del deri en shtyp, elusim Allahun sa me shpejt te del ne perfundim.
Nuk jane treguar se cfar sure permban pjesa e gjashte, Allahu ju shperblefte per mirekuptim.
All-llahu i shperbleft te gjithe ata qe kane kontribuar, per daljen ne drite te ketij tefsiri shume te nevojshem per te gjithe ne. Deshiroj te na njoftoni se cilat sure permban pjesa e gjashte, nese keni mundesi.
Nė tefsirin e Ibn Kethirit pjesa e 6 janė suret En Neml dei te surja Gafir, pra 27 deri te surja 40.