Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Teknologji

artikuj
 

Temperatura e kompjuterit tuaj


E hėne 19 Korrik 2010 18:23

 

Hapësirë për kompjuterin

Mos e vendosni kompjuterin tuaj shumë afër murit. Mbani rreth 50 cm distancë para dhe prapa. Vetëm në këtë mënyrë keni një lëvizje të lirë të ajrit. Rregull e përgjithshme është që ventilatorët e kompjuterit nuk guxojnë të jenë të mbuluar. Se ku gjinden ventilatorët e vëreni shumë lehtë në vrimat e ventilimit.

 

Mos i vendosni pengesa

 Pjesën e përparme të kompjuterit mos e mbuloni apo mos ngjitni diçka në të. Jo vetëm pjesa e prapa kompjuterit që duhet të jetë e lirë nga pengesat e ajrit, por edhe para kompjuterit nuk duhet vendosur libra apo CD-ja. Në këtë pjesë gjinden disa vrima përmes të cilave thithet ajri i freskët i cili e ftohë brendinë e kompjuterit dhe pastaj del në pjesën e prapme. Nëse vendosni libra apo cd-ja në këtë vend shkaktohet pengesë e qarkullimit të ajrit.

 

Vend nën hije

Ikni diellit! Mos e vendosni kompjuterin tuaj asnjëherë direkt në diell. Pra, ulni roletat dhe vendosni perdet.

 

 

Jo temperaturë shtesë

Pa marrë parasysh në dimër apo në verë zgjidhni një vend të përshtatshëm për kompjuterin tuaj, larg burimeve të tjera të nxehtësisë: Monitor, Kompjuter tjetër, Ngrohtore, Boiler apo Llambë. Para së gjithash monitorët me gyp katodik lirojnë temperaturë të madhe përreth tyre.

 

 

Pajisja të jetë e mbyllur

Gjithmonë kushtoni vëmendjen që shtëpiza të jetë e mbyllur mirë. Hapja e vrimave edhe më të vogla e ç’rregullon qarkullimin e ajrit dhe e zvogëlojnë efektin e ventilimit.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve