Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Temperaturat sot, deri nė minus 18 gradė

Tė reshurat e mėdha tė borės dhe ulja e temperaturave nė Kosovė kanė shkaktuar vėshtirėsi nė komunikacion, anulime tė fluturimeve, bllokim tė rrugėve, si dhe probleme me furnizim me energji elektrike e ngrohje.

E mėrkure 8 Shkurt 2012 11:03

 

Shumë komuna tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e tillë pritet të vazhdojë, i tha “Radio Kosovës”, Drejtori i Institutit Meteorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj.

Ai tha se sot moti do jetë me vranësira dhe temperatura të ulëta prej minus 17-18 gradë celsius, ndërkaq temperatura maksimale e ditës do të arrijë në minus 12 gradë.

Kjo gjendje sinoptike, sipas tij, do të vazhdojë deri të premten, kur pritet përkeqësim i motit me reshje bore.

Reshjet borës, sipas Tahirsylajt, do të jenë të vazhdueshme në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme.

Përveç telasheve të shumta që po sjell acari në Kosovë, ngricat pritet të shkaktojnë dëme edhe në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Në këto situata, më i ndjeshëm është sektori i vreshtarisë, vlerësojnë ekspertë të bujqësisë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve