Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se nuk ka pësuar asnjë dëm në aksidentin e djeshëm dhe se është bërë propagandë qëllimkeqe në dëm të tij.
“Ishte një aksident i vogël ku thjesht pësoi gërvishtje makina që une drejtoja. Nuk kam pësuar asnjë lëndim as unë e as njerëzit që ishin në makinë me mua. U bë propaganda nga një televizor që më don mua të vdekur dhe politikisht dhe me taman. Nga kjo medie u thyen gjitha kufijtë, u shkelën gjitha elementet gazetareske sepse nuk mund të botojsh një lajm pa mos marrur konfirmim nga vetë unë se çka ka ndodhur më taman dhe si pasojë e kësaj u përhap një panik I panevojshëm tek njerëzit e mij. Ju kërkoj ndjesë gjithë familjarëve dhe njerëzve të mij që u shqetësuan pa arsye të fortë për shkak të keqinformimit. Po ashtu falemenderoj përzemërsisht gjithë përkrahësit e mij që shprehën shqetësime ndaj meje”, ka theksuar Thaçi në një prononcim të tij për mediat lokale në Tetovë.
Aksidenti ndodhi dje në autostradën Gostivar - Tetovë, kur makina e tipit "Audi 8" që drejtohej nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi u përplas me një autobus, por duke pësuar vetëm një dëm të vogël material. (INA)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull